Kalimi në Ligën B të Ligës së Kombeve po konsiderohet një arritje historike për Kombëtaren e Kosovës në futboll, por brenda Federatës së Futbollit (FFK) po kërkojnë më shumë së kaq.
Menaxheri i kombëtares, Bajram Shala në një intervistë për KosovaPress thotë se kualitete që ekzistojnë brenda Kosovës e kishin hapur rrugën që të pritej kalimi nga Liga C në atë B, por sipas tij “synimi i madh është kualifikimi në një Kampionat Evropian ose Botëror”.
“Besoj që është një formë e avancimit të të gjithë segmentëve të futbollit bashkërisht dhe mendoj se kjo duhet pasur parasysh, por a duhet të jemi të kënaqur, absolutisht që jo. Ne jemi të vetëdijshëm që niveli i futbollistëve që ne i kemi është për të qenë në këtë nivel të Ligës B, por për të mëtuar që të jemi edhe më lartë, qoftë në Ligën e Kombeve, qoftë në garat kualifikuese. Ne nuk duhet të ndalemi apo vetëkënaqemi me këtë sukses, mbase kjo është rruga por ky nuk është qëllimi final, qëllimi final padyshim do të jetë pjesëmarrja në një kampionat evropian ose botëror”, thotë Shala.
Një episod i pakëndshëm së fundi iu ndodhi “Dardanëve” në prag të ndeshjes vendimtare kundër Islandës, në Murcia të Spanjës. Atje, në ekranet e stadiumit u shfaq flamuri i Kosovës me një fusnotë pranë tij, shkruan KosovaPress.
Shala zbulon detaje se çfarë ndodhi realisht, derisa bën të ditur se po të mos largohej ajo fusnotë, Kosova nuk do të pranonte ta luante ndeshjen.
“Normalisht ua kemi bërë me dije që kjo nuk vjen në shprehje dhe në asnjë formë nuk do të marrim pjesë në një ndeshje ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me rivalin e saj dhe e barabartë me rregullativat në fuqi të UEFA-s si anëtare e barabartë”, thotë ndër të tjera Shala.
Kombëtarja e Kosovës viteve të fundit po përballet me largimin e një numri të konsiderueshëm të lojtarëve drejt vendeve të tjera, fenomen ky që, sipas Shalës, po ndodh për shkak të arsyeve personale të futbollistëve.
“Vendimet individuale të futbollistëve, të keni të qartë, merren në bazë të interesave personale të cilit do çoftë futbollist. Asnjë futbollisti asnjëherë nuk i është mbyllur dera e prezantimin të Kosovës, as edhe njërit, të gjithëve iu është ofruar kjo mundësi, por pastaj futbollistë të ndryshëm kanë bërë zgjedhje të ndryshme për arsye dhe interesa të ndryshme puro personale dhe kjo është diçka që nuk diskutohet në asnjë formë”, theksoi Shala.
Ai shton se janë agjentët e lojtarëve që në shumë raste bëjnë pazare me lojtarët dhe kjo “është arsyeja pse Federata e Futbollit nuk dëshiron të kontaktojë me ta”.
Lojtari i fundit që braktisi Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë ishte mesfushori Etnik Brruti, transmeton KosovaPress.
Largimin e tij Shala thotë se provuan ta ndalin përmes kontakteve direkte me lojtarin.
Shala gjithashtu thotë se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në këtë pikë të ndeshjeve që i ka zhvilluar kombëtarja, janë shumë të kënaqur me punën e trajnerit Franco Foda “sepse kalimi në Ligën B, por edhe rezultatet e ndeshjeve të tjera – 6 fitore një barazim në 7 ndeshjet e fundit – janë ato që dëshmojnë më së miri punën e tij”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Grealish shënoi gol në Ligën Premier, nuk kishte gjetur rrjetën që nga dhjetori 2023

Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t’i jepet çmimi ‘Puskas’

Finalja e Kupës së Mbretit prodhon një tjetër ‘El Clasico’: Barcelona eliminon Atletico Madridin

Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t'i jepet çmimi 'Puskas'

Liga Premier del me deklaratë për ndërhyrjen brutale të Tarkowskit në Mac Allister

Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

Finalja e Kupës së Mbretit prodhon një tjetër 'El Clasico': Barcelona eliminon Atletico Madridin

Dyshime se Sociedadi u dëmtua në mënyrë drastike: Gjyqtari "mbylli sytë" ndaj pozicionit jashtë loje të Mbappes që i parapriu golit të Realit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t'i jepet çmimi 'Puskas'

Trump shpall tarifat e reja: Kosovës dhe Shqipërisë 10 për qind, Serbisë 37 për qind

Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Xheneta Fetahu befason ndjekësit me transformimin e saj të guximshëm

Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë