Në Sinagogën e Tiranës duhet të ishte një atmosferë feste, pasi hebrenjtë kanë festen e tyre të shenjtë që zgjat plot 8 ditë.
Por kjo festë u ndërpre nga sulmi i Hamasit mbrëmjen e së premtes.
Tashmë Sinagoga është kthyer në një bazë, ku të gjithë izraelitët po mblidhen për të gjetur një mundësi që të kthehen në vendin e tyre dhe t’i bashkohen luftës kundër Hamasit.
“Njerëzit erdhën për të vizituar Shqipërinë dhe turi ndaloi. Kemi pasur dje mbi 20 ushtarë që duhej të shkonin urgjentisht te bazat e tyre dhe ne mundëm t’i nisnim. Kemi familje këtu. Ka burra që janë nisur përpara dhe kanë lënë pas gruan dhe fëmijët. Ne po mundohemi t’i gjejmë atyre një rrugë kthimi me çdo mundësi. Kjo është një luftë kundër terrorit. Hamasi sulmoi në ditën më të shenjtë të hebrenjve dhe po vazhdojnë të vrasin civilë në mënyrë të pajustifikueshme, fëmijë e gra”.
“Kjo është agjendë terrori. Unë kam djalin në ushtri por edhe vetë pasi të mbaroj misionin këtu do t’i bashkohem ushtrisë. Kemi shume detyrime ndaj vendit tonë, që për ne është i shenjtë. Duam vetëm që familjet të jetojnë në paqe, të pijnë kafen e tyre në mëngjes dhe mos t’i vrasë njeri, fëmijët të luajnë të lumtur. Izraeli është shtet i paqes, sigurisë dhe demokracisë. Për këto vlera po luftojmë”, tha kryerabini i Shqipërisë, Yoel Kaplin.
“Erdha në Shqipëri për të vizituar bashkë me disa shokët e mi. Unë jam një student mjekësie, por tani dua te gjej një mënyrë të kthehem në vendin tim dhe të luftoj si ushtar. Hamasi po i rrëmben shokët e mi, disa të tjerë i ka vrarë. Unë nuk kam frikë nga vdekja dhe tani e vetmja gjë në mendjen time është si të bej çdo gjë për të mbrojtur familjen dhe shokët e mi. Izraelitë nga e gjithë bota po mobilizohen që t’i bashkohen luftës. Kjo është më e madhe se ne, sepse nuk është një luftë për më shumë toka apo për burime nafte, është lufte për ekzistencën e Izraelit, për ekzistencën tonë si hebrenj”, tha izraeliti.
Izraeli do të jetojë përgjithmonë. Kjo shprehje, ky besim dhe këto vlera nuk i trembin izraelitët përballë vdekjes. Ata duan një jetë të sigurt për veten dhe fëmijët e tyre dhe për këtë janë gati të lënë sigurinë dhe paqen e Shqipërisë për të dërguar deri në fund idealin e tyre./TCh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?