Site icon Telegrafi

Nga shpërthimi i një zjarri në një kishë në Egjipt, humbin jetën 41 persona dhe lëndohen 55 tjerë

Ministri egjiptian i Shëndetësisë, ka njoftuar se disa persona kanë humbur jetën nga një zjarr që shpërtheu brenda një kishe në qytetin e Gizës në afërsi të Kajros.

Edhe nga kisha kanë cituar ministrin e Shëndetësisë, duke theksuar se 41 persona kanë humbur jetën dhe 55 tjerë janë lënduar nga zjarri brenda kishës, në kohën kur po mbahej mesha në Abu Sifin, transmeton Telegrafi.

Dy burime brenda policisë në Egjipt, kanë bërë të ditur për agjencinë Reuters se një lidhje e shkurtër shkaktoi zjarrin brenda kishës që ishin 5 mijë besimtarë.

Mbi 15 kamionë të zjarrfikësve i janë përgjigjur telefonatës për zjarr, si dhe shumë autoambulanca janë parë duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Në anën tjetër, presidenti i vendit Abdel Fattah el-Sisi, ka folur në telefon me kreun e kishës – Tawadros II të cilit i shprehu ngushëllime. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version