LAJMI I FUNDIT:

Nga Serbia në Kosovë me paketime armësh, ​Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi

Nga Serbia në Kosovë me paketime armësh, ​Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet D.M.

D.M., gjatë hyrjes në Kosovë, në pikë kalimin kufitar Jarinje, ka vepruar në kundërshtim të ligjit në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar katër paketime me 4.000 copë fishekë në veturën e tipit VW Golf 3.

Po ashtu, në shtëpinë e të akuzuarit janë gjetur një armë AK 47 dhe tre karikatorë.


Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse, si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, thuhet në njoftim./Telegrafi/