Numrat në Kuvend nuk do të ishin të njëjtë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit nëse edhe në Kosovë do të përdorej sistemi zgjedhor i bazuar në rajone.
Që nga zgjedhjet e para parlamentare pas përfundimit të luftës, në Kosovë janë aplikuar sisteme të ndryshme zgjedhore me lista të mbyllura e të hapura.
Si në sistemin kur është aplikuar lista e mbyllur zgjedhore ashtu edhe në atë aktual me lista të hapura, Kosova ka qenë një njesi e vetme zgjedhore.

Zbatimi i një zone të vetme zgjedhore, me mundësi votimi deri në pesë kandidatë shpesh herë është kritikuar pasi që qytetet e mëdha marrin pjesën dërmuese të deputetëve duke minimizuar mundësitë që edhe komunat e vogla të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend.
Edhe Shqipëria ka përdorur sisteme të ndryshme zgjedhore që nga rënia e diktaturës komuniste.
Sistemi aktual zgjedhor në Shqipëri quhet “proporcional rajonal”, ku 12 zonat zgjedhore përfaqësojnë 12 qarqet dhe secila zonë dërgon në Parlament numër të ndryshëm të deputetëve varësisht nga numri i banorëve.
Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Vetëvendosje ka marrë 58 deputetë, PDK – 19, LDK-15, AAK-8 ndërsa NISMA nuk e ka kaluar pragun.
Por si do të shpërndaheshin mandatet e deputetëve nëpër subjekte politike nëse edhe në Kosovë do të zbatohej sistemi zgjedhor proporcional rajonal që aplikohet në Shqipëri?
Telegrafi ka bërë një hulumtim që po e japim më poshtë.
Republika e Kosovës është ndarë në shtatë rajone administrative e që në rastin tonë do të jenë zona zgjedhore.
Rajoni i Prishtinës është ma i madhi për nga numri i banorëve dhe përfshinë komunat: Prishtinë, Podujevë, Drenas, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Novobërdë dhe Graçanicë.
Rajoni i Prizrenit është i dyti për nga numri i banorëve dhe përfshinë komunat: Prizren, Suharekë, Malishevë, Dragash dhe Mamushë.
Rajoni i Mitrovicës përfshinë komunat: Mitrovicë e Jugut, Skenderaj, Vushtrri, Leposaviq, Zubin Potok, Zeçan, Mitrovicë e Veriut.
Rajoni i Gjakovës përfshinë komunat: Gjakovë, Deçan, Rahovec, Junik.
Rajoni i Pejës përfshinë komunat: Pejë, Istog, Klinë.
Rajoni i Gjilanit përfshinë komunat: Gjilan, Viti, Kamenicë, Kllokot, Partesh, Ranillug.
Rejoni i Ferizajt përfshinë komunat: Ferizaj, Shtime, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtërpcë.
Në bazë të numrit të banorëve [votuesve] ndarja proporcionale e 100 mandateve për rajonet e Kosovës do të ishte si në vijim:
Prishtina – 26 deputetë
Prizreni – 18 deputetë
Mitrovica – 13 deputetë
Gjakova – 12 deputetë
Peja – 11 deputetë
Gjilani – 10 deputetë
Ferizaji – 10 deputetë
Numri i deputetëve për secilin rajon mund të ndryshojë në zgjedhjet pasuese varësisht nga lëvizjet e popullsisë.
Nëse rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit të secilës komunë i vendosim në rajone dhe pastaj bëjmë ndarjen e mandateve do të kishim këto rezultate:
Prishtinë: LVV – 16 deputetë, PDK- 5 deputetë, LDK – 4 deputetë, AAK – 1 deputet
Prizren: LVV – 9 deputetë, PDK – 4 deputetë, LDK – 2 deputetë, NISMA – 2 deputetë dhe AAK– 1 deputetë
Mitrovicë: LVV – 7 deputetë, PDK – 5 deputetë, LDK-1 deputet
Gjakovë: LVV – 6 deputetë, AAK – 4 deputetë, LDK – 1 deputet, PDK – 1 deputet
Pejë: LVV – 6 deputetë, LDK – 2 deputetë, AAK – 2 deputetë, PDK – 1 deputetë
Gjilan: Vetëvendosje – 7 deputetë, LDK – 2 deputetë, PDK – 1 deputet
Ferizaj: Vetëvendosje – 6 deputetë, PDK – 3 deputetë, LDK – 1 deputet
Në bazë të këtyre rezultateve, në nivel vendi subjektet do të kishin këtë ndarje të mandateve:
Vetëvendosje – 57 deputetë
PDK – 20 deputetë
LDK – 13 deputetë
AAK – 8 deputetë
NISMA – 2 deputetë
Minoritetet do të kishin të rezervuara 20 mandate dhe të njëjtat do të ndaheshin në bazë të numrit të votave që kanë fituar në zgjedhje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi