Dasma konsiderohet si dita më e lumtur e një çifti, dhe për këtë bëhen plane të ndryshme shumë muaj para kësaj date të rëndësishme.

E në listën e planeve sigurisht se figuron edhe fotosesioni në vende të veçanta që të rinjtë në mbarë botën po i japin rëndësi të madhe, kjo për faktin se u mbeten kujtim fotografitë për tërë jetën, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, disa çifte nuk i ndal as llava e vullkanit apo ndërrimi i unazave nën ujë, e as pozimi në maje të Grand Kanyon e të mbajnë afër vetes ariun.

Më poshtë ju sjellim fotogalerinë e çifteve me fotografitë më të pazakontë, por njëherit shumë të bukura dhe artistike që i kanë realizuar në ditën e dasmës.

2 56 Lauren dhe Alexander Michael, kishin ecur katër milje për një natë romantike në afërsi të llavës së vullkanit Kilauea në Havai.

3 48 Një çift i paemëruar kanë shpërndarë fotografinë e puthjes nën ujë në plazhin e bukur Playa Del Carmen në Meksikë, të veshur me fustan të nusërisë dhe kostum të shtrenjtë.

4 35 Kimberly Weglin dhe Ryan Jenks u martuan mbi një rrjet në qindra metra lartësi në Moab të Utah, SHBA.

5 35 Sarah dhe Joseph Stewart nga Georgia, puthen nën balonën që fluturon me ajër të nxehtë. Ata janë vetëm një nga shumë çifte që kanë shpërndarë fotografitë e tyre një ditë para ditës së të dashuruarve (Shën Valentin).

6 31 Tara dhe Brad Waugh kanë sfiduar temperaturat e ulëta në Colorado, ku nuk u pengoi sasia e madhe e borës që të pozojnë para objektivit të aparatit të veshur me kostum dhe fustan nusërie.

7 21 Denis dhe Nelya nga Moska, kishte ftuar një mysafir të pazakontë në ceremoninë e tyre martesore - një ari që qëndroi pranë tyre derisa dyshja po ndërronin unazat.

8 20 Waybe dhe Amanda nga Tajvani nuk kishin hezituar që të pozojnë në majën e një kodre, në 3,700 metra lartësi mbidetare në Rinjani të Indonezisë.

9 20 Melissa Kornexl qëndron e varur në një kodër ku njërën dorë ia mbante partneri. Fotografia artistike është shkrepur në New Hampshire.

10 16 Një çift tjetër i paemëruar është fotografuar nën ujin e kristaltë të plazhit Playa Del Carmen në Meksikë.

11 16 Wang Jian është martuar me nusen e tij në pjesën qytetin kinez Hebei në vitin 2011. Ai kishte shkuar për të marrë nusen me kranin 70 tonësh.

12 13 Tim dhe Kylie Healy janë fotografuar në majën e kodrës së njohur si "Tongue". Ajo është shkrepur në Trolltunga të Norvegjisë gjatë vitit 2017.

13 9 Çifti i paemëruar puthen pas ujëvarës, kurse fotografia shfaq bukuri të rralla natyrore. /Telegrafi/