LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për grabitje

Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për grabitje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit G. Gj për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje ndaj të pandehurit L.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitje nga dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurve G. Gj dhe L.B iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej  një  muaji dhe atë duke filluar prej ditës së sotme.

Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit në bashkëkryerje, me  përdorimin e forcës dhe me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme më 25 shkurt rreth orës 00:15, në Prishtinë, në lagjen Emshir, kanë kanosur me armë të dëmtuarën F.J-B, duke ia drejtuar armën në fytyrë, kështu qe në atë moment e dëmtuara nga frika e ka lëshuar çantën në të cilën ka pasur 260 euro, një zinxhir të arit dhe dokumentet personale.


Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Palët  kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori