LAJMI I FUNDIT:

Nga MKRS e konfirmojnë: Projekti i stadiumit nacional prezantohet brenda këtij viti

Nga MKRS e konfirmojnë: Projekti i stadiumit nacional prezantohet brenda këtij viti

Fillimi i punëve për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës pritej të bëheshin qysh në vitin 2019, por ky projekt deri sot ende nuk e ka gëzuar një përfundim.

Tani, me marrjen e kandidaturës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ndër planet e institucioneve vendore është edhe fillimi i ndërtimit të stadiumit nacional.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku para disa muajve kishte shpalosur planin për ndërtimin dhe rinovimin e 27 stadiumeve në Kosovë, ku pjesë e tyre ishte edhe stadiumi nacional, plan ky që pritet të jetësohet gjatë pesë viteve të ardhshme.


Edhe pse komisioni për vlerësimin e ndërtimit të stadiumeve është formuar, ende nuk dihet asgjë sa i përket ndërtimit të stadiumit nacional, as vendi dhe as koha se kur do të fillojnë ndërtimet.

Në një intervistë për KosovaPress, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani bëri të ditur se po synohet që projekti i stadiumit nacional të prezantohet brenda këtij viti. Po ashtu, Osmani tregoi se po punohet me intensitet të lartë në masterplanin dhe në hartimin e kornizës ligjore për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Foto: Projekti i Stadiumit Kombëtar, i prezantuar nga FFK-ja më datë 14 qershor 2019

“Projekti i Stadiumit Nacional synohet të prezantohet përbrenda këtij viti, po e quajmë nacional sepse ashtu e kemi etiketuar ndër vite”.

“Po punohet në hartimin e kornizës ligjore për Lojërat Mesdhetare me intensitet shumë të lartë si dhe me masterplanin e Lojërave Mesdhetare, dokument ky i cili do të na kthejë mbrapa të gjitha përgjigjet, qoftë për llojin e investimit, qoftë për koston, mirëpo mbi të gjitha edhe për lokacionet e duhura të investimeve që do t’i shërbejnë Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, mirëpo edhe gjithë komunitetit sportiv mandej e tutje”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Ndërkombëtare
Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

La Liga
Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Premier League
Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

Ligat tjera
Ancelotti zbulon se përse e lejoi Viniciusin ta ekzekutonte penalltinë

Ancelotti zbulon se përse e lejoi Viniciusin ta ekzekutonte penalltinë

La Liga
Kalo në kategori