Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka rrëfyer një histori interesante në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi për largimin e futbollistëve nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë.
Lojtarë si Ardian Ismajli, Kastriot Dërmaku, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku janë shembujt e fundit të atyre që vendosën të përfaqësojnë ‘Kuqezinjtë’.
“E vërteta e largimeve të para ja unë iu tregoj. Ardian Ismajli për herë të parë ekipit i është grumbullu për ndeshjen me Finlandën në shtator të vitit 2016. Ardian Ismajli është një super futbollist dhe kushdo që flet ndryshe nuk kupton nga futbolli ose flet për çfarëdo inati tjetër”.
“Ardian Ismajli e di shumë mirë cila ka qenë situata në klubin e vet në Kroaci, s’ka qenë një prej më të mirave të mundshme, Kosova e ka marrë dhe i ka besuar”.
Shala tregon se si krisjet e para mes Ismajlit dhe Kosovës nisën kur përzgjedhësi Albert Bunjaku kishte vendosur ta lë atë në tribunë për sfidën ndaj Finlandës së bashku me Benjamin Kolollin.
“Dy lojtarë që kanë përfunduar në tribunë kanë qenë Ardian Ismajli dhe Benjamin Kololli me vendim të trajnerit dhe aty ka filluar pakënaqësia e parë e Ardianit”.
Në vazhdim ai deklaron se ka pasur një bisedë edhe mes Bernard Challandes dhe Ismajlit me këtë të parin që është munduar ta bindë lojtarin se është pjesë e planeve të tij.
Ndërkohë, sa i përket largimit të Arbnor Mujës, Shala tha se nuk mund të jap ndonjë përgjigje pasi nuk ka qenë prezent në takimin që lojtari e kishte pasur me përzgjedhësin e atëhershëm, Alain Giresse.
“Për rastin e Arbnor Mujës ka folur selektori Giresse, çfarë ka ndodhur në takimin mes tyre nuk mund të flas sepse nuk nuk kam qenë prezent pastaj Arbnori ka thënë publikisht se nuk është ashtu”.
“Unë nuk mund t’i jap kahje në asnjërën anë në këtë situatë, çfarë mund të them është se Arbnori ka qenë shumë i pakënaqur pas ndeshjes me Izraelin për shkak se nuk ka luajtur”.
“Ai më tha se dua t’i kërkoj sqarim selektorit mandej ka folur me selektorin, imagjinoni, një lojtar që ka luajtur për herë të parë me ekipin, bën zhurmë pse nuk po luaj. Një lojtar të cilin Kosova U21 e ka përkrahur në momentet e tij më të vështira të karrierës”, shtoi Shala ndër të tjerash.
Nëse dëshironi që ta ndiqni podcastin e plotë me mysafirin e ftuar, më poshtë gjeni linkun e YouTube.
Këtë podcast mund ta ndiqni edhe në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve Patos dhe DentFix. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Donnarumma hero në “Anfield” – PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve – Mbappe stërvitet ndaras

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët