LAJMI I FUNDIT:

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Prej 11 janarit në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) në KQZ ka nisur regjistrimi si votues nga jashtë vendit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje aplikuesve që të shohin me vëmendje aplikimin e tyre duke sjellë disa shembuj të fotove që janë vendosur gabim.

Siç mund ta shikojmë nga fotot që ka shpërndarë Celibashi, ka që nga fotot çift e deri të filxhanët e kafesë.


Ai bën me dije se ka një buton “Ndihme” ku qytetarët mund të gjejnë video të tutorialeve dhe manualeve ndihmuese për regjistrimin e tyre.

“Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t’i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim”, tha Celibashi.

Sipas të dhënave në KQZ rezulton se 125 mijë zgjedhës unikë kanë bërë kërkesë për regjistrim. Prej tyre 97 mijë u është miratuar kërkesa.

Mbi 27 mijë të tjerëve u është refuzuar, pikërisht për disa prej gabimeve që mund të kenë kryer gjatë regjistrimit.

Celibashi bën me dije se në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025 edhe për ata që mund t’u jetë refuzuar kërkesa fillimisht./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori