Joe Bideni fitoi në Pennsylvania dhe me këtë fitoi edhe 20 vota elektorale, që edhe i sollën fitoren dhe postin e presidentit të SHBA-ve në zgjedhjet presidenciale.
Tani Biden ka 284 vota elektorale, e 270 kishte nevojë që të shpallet fitues, transmeton Telegrafi.
Siç raporton AP, ku shumica e mediave botërore janë bazuar në të dhënat e tyre, Donald Trump ka pësuar humbje nga Joe Biden, i cili do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
BREAKING: Joe Biden wins Pennsylvania. #APracecall at 11:25 a.m. EST. #Election2020 https://t.co/lGfinjTqT4
— AP Politics (@AP_Politics) November 7, 2020
Biden kishte të paktën 30 mijë vota më shumë sesa Trumpi në Pennsylvania, shtet ky që konsiderohej kyç për fitoren e Demokratit.
“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur të udhëheq vendin tonë të bukur. Rruga para nesh do të jetë e vështirë, por ju premtoj – do të jem president i të gjithë amerikanëve – edhe nëse nuk keni votuar për mua”, ka thënë Biden në kumtesën e lëshuar pas rezultateve në Pennsylvania.
https://twitter.com/JoeBiden/status/1325118992785223682?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325118992785223682%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3563377%2Fgotovo-je-bajden-osvojio-pensilvaniju-i-tako-osigurao-ulazak-u-belu-kucu-cekaju-se-obracanja-kandidata
“Tani kur fushata ka marrë fund, është koha që mllefin dhe retorikën e ashpër ta lëmë pas shpinës dhe të bashkohemi si një komb. Është koha që Amerika të bashkohet. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ekziston asgjë që nuk mund ta bëjmë, nëse e bëjmë së bashku”, ka thënë ndër tjera Biden.
Shumë media amerikane e kanë shpallur Bidenin si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris kështu do të jetë femra e parë që ushtron detyrën e zëvendëspresidentes, dhe personi i parë me ngjyrë që mban këtë post në historinë e Shteteve të Bashkuara.
BREAKING: JOE BIDEN WINS
Joe Biden will be the 46th president of the United States, CNN projects, after a victory in Pennsylvania puts the Scranton-born Democrat over 270 https://t.co/g5ahxZ3Zcu #CNNElection pic.twitter.com/4bVHYENaaT
— CNN (@CNN) November 7, 2020
E urimet nuk munguan – liderët botëror i uruan fitoren siç ishte kryeministri kanadez Justin Treudau, duke i uruar gjitha të mirat Bidenit dhe Harrisit me të cilët shpreson të ketë një bashkëpunim të mirë.
Në anën tjetër, Trump në momentet kur Biden fitoi votat e mjaftueshme elektorale për t’u bërë president kishte udhëtuar drejt klubit të golfit në Sterling të Virginua, e pak momente më herë kishte shkruar në Twitter se “ka fituar zgjedhjet bindshëm”, ku Twitter menjëherë e ka etiketuar postimin e tij si një informacion të pasaktë.
Pictures capture Donald Trump at his golf course in Virginia, as Joe Biden projected to become the next US presidenthttps://t.co/fVQ13KG8wT pic.twitter.com/QiJ6f7se7m
— BBC News (World) (@BBCWorld) November 7, 2020
Pavarësisht se tani dihet fituesi, fletëvotimet do të vazhdojnë të numërohen në shumë shtete amerikane, por në këto momente nuk ekziston ndonjë mënyrë që Trump të mund të rikthehet në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë.
https://twitter.com/ChavezRavineLA/status/1325130887961350144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1325130887961350144%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-lojes-se-golfit-trump-kthehet-ne-shtepine-e-bardhe-e-gjithe-bota-pret-reagimin-e-tij-pas-humbjes%2F
“Beteja jonë ligjore do të fillojë për t’u siguruar se plotësisht do të respektohen ligjet zgjedhore dhe të shpallet fituesi legjitim”, ka thënë Trump. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Të paktën 32 “viktima” pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 – sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa