Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces ku i cili pritet që të përfundojë sot.
Ahmetaj sqaroi se këto të dhëna janë preliminare dhe se numri mund të ndryshojë, duke qenë se ka raste kur përmes një emaili janë dërguar shumë aplikacione.
“Operacioni i hapjes së email-eve është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot. Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani”, u shpreh Ahmetaj.
Ai tha se do të bëjnë kontrolle të vazhdueshme gjatë këtij procesi, shkruan Telegrafi.
“Këto të dhëna që i kemi janë preliminare, jo përfundimtare. Ne do të bëjmë kontrolle të vazhdueshme. Këto shifra nëpër secilin operacion nuk përfaqësojnë shifrën e njëjtë për shkak se janë preliminare. Do t’i eliminojmë aplikimet e dyfishta apo trefishta pastaj do t’i kemi numrat real. Deri dje kemi punuar 24 orë në këtë shërbim. 10 mijë aplikacione nuk janë të refuzuara, posa të kompletohen, nëse arrijnë me i sjellë dokumentet ë kërkuara nga sekretariati, do ta bëjmë këtë përmirësim. Deri më tani nuk kemi asnjë apliues që është refuzuar. Nesër në raportimin e radhës, do të kemi shofra më të sakta”, tha ai.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka bëri thirrje që qytetarët të mos dërgojnë më shumë se një herë emailin, pasi siç tha ajo, secili email do të hapet.
“Ndoshta do të duhet të ju dërgohet mesazh, që të mos i dërgojnë nga 3 emaile e nga 5, sepse secili email do të hapet. Qysh e kemi informatën nga sekretariati, shumë prej emaileve janë aplikacione të dyfishtë apo të trefishtë. Na duhet sa më parë ta dimë, që brenda ditës ta kemi informatën se sa është numri real i votuesve, sa janë numër i dyfishtë. Pastaj a e kanë zotësinë juridike a jo është çësthje tjetër”, tha Daka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës