Juventusi së fundmi ka takuar ndërmjetësues italianë për mesfushorin e Bolognës, Lewis Ferguson, por Zonja e Vjetër do të dëgjojë ofertat për Matias Soule dhe Federico Chiesa gjatë verës.
Biaconerët po përgatiten të forcojnë skuadrën e tyre për sezonin 2024/2025, kur shpresojnë të luajnë futboll në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, një raport nga La Gazzetta dello Sport konfirmon se gjigantët e Serie A duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre për të balancuar librat financiar dhe për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve.
Sipas gazetës italiane, Juventusi do të dëgjojë ofertat për sulmuesit Chiesa dhe Soule, i cili aktualisht është i huazuar te Frosinone, ku ka shënuar dhjetë gola këtë sezon. E ardhmja e tyre në Allianz Stadium varet nga ofertat që do të marrë Juve.
Kontrata e Chiesa skadon në qershor 2025, dhe megjithëse Juventusi ende shpreson të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2026, një ofertë prej të paktën 40 milionë euro ndoshta do t’i bindte Bianconerët të shesin 26-vjeçarin, i cili është lidhur me një lëvizje te Liverpool.
According to La Gazzetta dello Sport, Juventus have recently met Italian intermediaries for Bologna midfielder Lewis Ferguson, but the Old Lady will listen to offers for Matias Soulé and Federico Chiesa in the summer. https://t.co/r0UQFmirso #Chiesa #Soulé #Juve #Juventus
— Football Italia (@footballitalia) February 27, 2024
Agjenti i Chiesas është takuar së fundmi me Bianconerët dhe ishte në Allianz Stadium për të parë fitoren 3-2 ndaj Frosinone të dielën.
Lojtarët e tjerë të Juventusit kanë një të ardhme të pasigurt. Së pari dhe më kryesorja Adrien Rabiot, kontrata e të cilit skadon në qershor.
Në të njëjtën kohë, objektivat kryesore të Juventusit në sulm dhe mesfushë dhe zëvendësuesit e mundshëm të lojtarëve që largohen janë Teun Koopmeiners (Atalanta), Lewis Ferguson (Bologna), Albert Gudmundsson (Genoa) dhe Felipe Anderson, i cili gjithashtu ka një kontrata që i skadon në qershor me Lazion.
Sipas raportit, Juventusi tashmë ka takuar ndërmjetësuesit italianë për mesfushorin e Bolognës, Ferguson dhe po përgatit një takim me agjentin e reprezentuesit skocez, Bill McMurdo.
Në të njëjtën kohë, Zonja e Vjetër vazhdon të monitorojë Georgiy Sudakov (Shakhtar), Lazar Samardzic (Udinese) dhe Ederson (Atalanta). /Telegrafi/