Paralajmërimet e Vladimir Putin që NATO të tërhiqet nga kufijtë e Rusisë tregojnë frikën e tij nga dështimi, si në Ukrainë ashtu edhe brenda vendit. Pavarësisht pretendimeve të tij, Putini nuk ka frikë nga pushtimi i Rusisë prej NATO-s apo nga sulmet e Ukrainës në territorin rus.
Frika e tij thelbësore është se një Ukrainë e pavarur dhe një ombrellë e NATO-s për sigurinë rajonale në të gjithë Evropën Lindore, do të ekspozonin dështimin e shtetit rus dhe do të përshpejtonin rënien e regjimit të tij autoritar të korruptuar. Por, në mënyrë paradoksale, një tjetër sulm ndaj Ukrainës do e përshpejtonte këtë proces.
Moska e ka kërcënuar Ukrainën me një pushtim ushtarak edhe më të madh dhe ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa e pajisje sulmi përgjatë kufirit të saj. Njëkohësisht, shqetësimet janë shtuar me ultimatumin dërguar Uashingtonit. Me anë të një thirrjeje të pretenduar si dokument, Moska i ka kërkuar NATO-s të çarmatoset, duke tërhequr trupat e saj nga të gjitha vendet anëtare në vijën e parë; të refuzojë anëtarësimin e çfarëdo vendi tjetër evropian, përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë; dhe të pranojë sferën e dominimit rus në të gjitha vendet në kufi me Rusinë.
Administrata Biden ka sinjalizuar se do t’i diskutojë këto kërkesa javët e ardhshme, pas konsultimit me aleatët e vet evropianë. Bisedimet e nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë do të mbahen më 10 janar. Shtëpia e Bardhë tashmë është përballë dy zgjedhjeve të vështira: ose të përpiqet të qetësojë Moskën ose të mos lëkundet, pra, të refuzojë ultimatumin e Putinit dhe të listojë kërkesat e veta. Çdo kompromis mbi parimet thelbësore të aleancës së NATO-s thjesht do ta inkurajojë Kremlinin që të kërkonte zmbrapsje të mëtejshme dhe të pretendonte se fitoi ndaj Perëndimit.
Në vend që t’i japë kredibilitet kërcënimeve të Kremlinit, Uashingtoni duhet të përdorë mundësinë e diskutimeve të ardhshme për të treguar solidaritetin, fuqinë dhe vendosmërinë e NATO-s. Gjithashtu, ai ka mundësinë të qartësojë kërkesat e aleatëve ndaj Moskës, përfshirë kthimin e Krimesë dhe të gjithë Donbasit në Ukrainë, si dhe heqjen e pranisë kërcënuese ushtarake të Rusisë përgjatë kufijve të vendeve të saj fqinje, përfshi anëtarët dhe partnerët e NATO-s.
Në mënyrë që Perëndimi të këtë epërsi gjatë përgatitjes për bisedimet e nivelit të lartë me Moskën, duhet që Ukrainës t’i jepet gjithë fuqia luftarake e nevojshme për ta bërë çdo pushtim rus sa më të dhimbshëm. Për më tepër, mund të bëhen publike sanksionet e rënda në rast se Moska ndërmerr një tjetër sulm ushtarak kundër Ukrainës, ku në listë të përfshihen përjashtimi i plotë i Rusisë nga tregjet financiare dhe një embargo gjithëpërfshirëse ndaj eksportit të naftës dhe gazit rus, çfarë do ta çonte ekonominë e saj drejt falimentimit.
Përse Putini kërkon “garanci për sigurinë” kur as NATO dhe as Ukraina nuk po kërcënojnë territorin rus? Përgjigja është: nevojë e shtuar për sukses ndërkombëtar në një kohë frike në rritje për krizë të brendshme. Pajtimi i popullit me të dhe vijueshmëria e regjimit të tij varen gjithnjë e më shumë nga një politikë e jashtme agresive dhe antiperëndimore, çfarë do të shprehte ndikimin ndërkombëtar të Rusisë. Megjithatë, Putini rrezikon të ketë përllogaritur gabim fuqinë e vet dhe kriza e brendshme do të përshpejtohej nga një disfatë ushtarake në mes të rënies ekonomike, për të cilat Kremlini do të fajësohej gjerësisht. Bllokimi i zgjatur ushtarak në Ukrainë me humbje në rritje për forcat e armatosura të Rusisë mund të mos jetë i zbatueshëm.
Regjimet në Rusi, që humbasin luftëra ose nuk munden t’i fitojnë ato, në një kohë kur janë investuar së tepërmi te fitorja, gjithmonë bien. Një zmbrapsje në një luftë me Ukrainën, duke përfshirë viktima të shumta dhe burime shtetërore të shpërdoruara, do të nxiste luftërat për pushtet dhe revoltat popullore kundër një lidershipi të diskredituar dhe do të nxirrte në pah dështimet e akumuluara të Federatës Ruse. Vlen të përmendet se perandoria cariste ra pas një disfate ushtarake me Japoninë dhe një lufte të tejzgjatur me Gjermaninë perandorake. Bashkimi Sovjetik dhe perandoria e tij e Evropës Lindore u shpërbë pas një lufte të dështuar në Afganistan. Fuqia e kredibiliteti i Putinit dhe qëndrueshmëria e Rusisë në formën e saj aktuale territoriale do të ishin viktima të një lufte më përfshirëse me Ukrainën dhe një konfrontimi në rritje me SHBA-në dhe NATO-n.
Arroganca e Putinit jashtë vendit tregon se kushtet ekonomike dhe sociale në Rusi po përkeqësohen dhe se atij mund t’i duhet një tjetër për të shtuar kredibilitetin dhe për të siguruar mbijetesën e vet politike. Në një video-konferencë me Këshillin Presidencial të Rusisë për të Drejtat e Njeriut, së fundmi, gjatë diskutimeve të nxehura, Putini hodhi poshtë propozimin për të lejuar rajonet ruse që nuk duan të jenë më pjesë e shtetit, të ndahen. Ai paralajmëroi për një përsëritje të luftërave të përgjakshme jugosllave dhe pretendoi se kishte 2000 pretendime territoriale brenda Rusisë, të cilat duheshin trajtuar “shumë seriozisht” pasi ato mund ta përçanin shtetin. /Gazeta “Dita”/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Elon Musk nuk shkoi i vetëm në inaugurimin e Trump, shoqërohej si rrallëherë nga Shivon Zilis
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin
Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!