LAJMI I FUNDIT:

Nga betejat për rizgjedhjen në krye të FFK-së deri te planet e këtij mandati, Ademi zbulon gjithçka

Nga betejat për rizgjedhjen në krye të FFK-së deri te planet e këtij mandati, Ademi zbulon gjithçka
Agim Ademi, kandidat i vetëm për kreun e FFK-së (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

​I zgjedhur edhe për një mandat të ri katërvjeçar në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) më 6 prill të këtij viti, Agim Ademi ka nisur punën për zbatimin e programit të tij, për të cilin thotë se do të vazhdojë të përmirësojë dhe të modernziojë futbollin në vendin tonë.

Rizgjedhja e tij në krye të FFK-së u përcoll me polemika e kundërshtime të mëdha, duke përfshirë edhe disa prej klubeve elitare të futbollit kosovar si dhe njerëz që ishin shumë të rëndësishëm brenda federatës.

Por, të gjitha këto kundërshtime dhe pengesa, Ademi në një intervistë për KosovaPress, i cilësoi si të paarsyeshme dhe të panevojshme, derisa shton se tashmë i ka lënë pas krahëve dhe se nuk ka hatër mbetje ndaj rivalëve të tij.


“Sa i përket klubeve, ka shumë prej tyre që nuk iu pëlqen personaliteti i Agim Ademit, mund të mos iu pëlqej të gjithëve, por duhet të jenë real dhe t’ju pëlqej puna. Nuk ka më interesa, apo nuk ka të fortë, të ligë apo të mëdhenj e të vegjël në Federatë të Futbollit por ka punëtorë dhe pa punëtorë. Kështu që duke e pasur parasysh këtë, unë mendoj që secilit iu ka dhënë haku dhe nuk ka asnjë klub, nuk e ka pasur arsyen më të vogël që të jetë kundër punës së Federatës së Futbollit… Unë nuk hakmerrem te klubet të cilat kanë qenë kundër, përkundrazi, e respektoj mendimin ndryshe, por më se shumti e respektoj edhe atë që është ndryshe, por që është real”, tha Ademi.

Periudha nëpër të cilën kaloi gjatë atyre muajve, i pari i FFK-së e pranon se ishte e vështirë, por thotë se ishte i bindur që ishte në rrugën e drejtë dhe për këtë arsye në fund doli triumfues.

“Posti shkon e vjen, por ne mbesim njerëz prapë. Pra do të shihemi në cilëndo mënyrë apo në cilindo pozicion që jemi. Duhet të jemi me një këmbë në popull dhe duhet të jemi në popull sepse të tillë jemi. Posti nuk të bën njeri, nuk të bën më të madh as nuk të bën ku ta di kush. Nëse dikush e konsideron postin përfitues, ka gabuar rëndë. Postin që e merr ti është shërbyes. Ty ta jep populli, ta jep Zoti dhe është shumë mirë që mund të jesh një njeri që shërben dhe lë gjurmë e vepra. Synimi im është ai dhe atë jam duke e realizuar me një kënaqësi dhe dëshirë tepër të madhe. Nuk do të kisha dëshirë asnjë njeri të ketë negativitet të tillë siç kanë dhe siç kanë pasur, por ta kthejnë në pozitivitet dhe në të mirë secili atë energjinë e vet që e ka dhe besoj që është më mirë për ta sepse askujt nuk mund t’i bësh sot asgjë edhe nëse mundohesh. E drejta gjithmonë del në shesh, mund të vuajë ai që është i drejtë ndonjëherë, në raste të ndryshme, por gjithsesi del fitimtar sikur në këtë rast që dola unë”, theksoi i pari i FFK-së.

Ademi thotë se masivizimi i futbollit është njëra nga objektivat kryesore të tij në mandatin e ri.

Sipas tij, UEFA ka kërkuar që në mënyrë obligative të investohet edhe në futbollin e femrave.

“Ka filluar dhe është duke u zbatuar futbolli nëpër shkolla për djem dhe vajza… Është obliguar edhe nga UEFA që klubet e Superligës t’i kenë edhe ekipet për femra, përkundër që ne kemi dy liga, tani sigurisht që do të kemi edhe më shumë… Do të jemi në përpikëri në rritjen e nivelit në të gjitha drejtimet edhe në futsall, edukimin do ta fillojmë të licencave të cilat veç i kemi në vazhdimësi e sipër. Tani nga shtatori do të fillojë licenca UEFA A e cila është një arritje jashtëzakonisht e shpejtë dhe e mirë për Federatën e Futbollit. Po vazhdon trajtimi i shkollës së futbollit, kolegjin që do të bëhet. Jemi në pritje e sipër për rregullimin e dokumentacionit për ta filluar atë shkollë”,, shtoi me tutje Ademi.

Ekskluzivisht për KosovaPress, Agim Ademi zbuloi një lajm të jashtëzakonshëm për të gjitha klubet dhe shkollat e futbollit në Kosovë

“Meqenëse është intervista e parë, po ua zbulojë edhe një çështje që jemi të interesuar shumë. Klubet të cilat i kanë shkollat e futbollit të organizohen shumë më mirë për faktin se tashmë e kemi mundësinë që t’i lidhim me shkollat e klubeve të mëdha. Çdo shkollë që është interesant në Kosovë do ta lidhim me një klub të madh të kalibrave evropianë e botëror të cilët do të subvencionojnë klubet tona duke pasur parasysh një marrëveshje të tillë bashkëpunimi që ata investojnë në punën e talenteve në fazën e re dhe ata talente të cilët zhvillohen dhe janë të nivelit të elitës sigurisht se do të shkojnë nëpër klube të tilla dhe kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për klubet tona”, zbuloi Ademi.

Një problem madhor që kërkon zgjidhje urgjente është mungesa e stadiumeve që plotësojnë kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Duke nisur nga muaji korrik, katër skuadra do ta përfaqësojnë vendin tonë në garat evropiane, derisa në dispozicion është vetëm stadiumi “Fadil Vokrri”.

I brengosur për këtë situatë, Ademi tregon se si do të veprohet për ta përballuar këtë gjendje.

“Tani për ndeshjet në korrik, ne do të veprojmë vetëm me këtë stadium. Do të mundohemi që ta mbajmë stadiumin të gatshëm. Ju keni parë fotot që është në gjendje jashtëzakonisht të mirë në të gjitha drejtimet dhe ambientet brenda, por sidomos fusha. Do të mundohemi pas çdo ndeshje ta rikuperojmë sa më shpejtë dhe e kemi vetëm një çështje që do të merremi vesh me UEFA-n sepse rastis në një kohë kur katër ekipet do ta kenë, shpresojmë të mos e kenë katër ekipet në të njëjtën ditë, mund të vijnë që do ta kenë dhe aty do të operojmë në formë që do t’i ndajmë ditët, dy në një ditë ose dy në një ditë tjetër ose mundësisht nëse i marrim secila nga një ditë, për katër ditë. Kështu do të na e bëjnë një zgjidhje”, ka theksuar Ademi.

Jo i kënaqur, kryetari i Federatës u shpreh edhe me ecurinë dhe rezultatet e Kombëtares së Kosovës me trajnerin Alain Giresse si dhe me largimin e Edvin Kurtulus nga Kosova drejt Suedisë, derisa zbuloi fjalët e futbollistit në momentin e largimit.

“Tani nëse themi a jam i kënaqur normalisht që do të isha i kënaqur që të mos i kishim humbur këto ndeshje, të paktën edhe ndeshjen brenda me Greqinë që e kemi pasur. Normalisht që nuk jam i kënaqur sepse çdo njeri e do suksesin e plotë, por do të presim përfundimin e garave dhe të shohim se ku jemi dhe si po sillet situata dhe normalisht që, ashtu siç kam thënë, ashtu do të veprojmë… (31:50) Kurtulus më vjen keq që ka shkuar, një futbollist jashtëzakonisht i mirë, përkundër që në Suedi, jeton dhe ka lindur atje, është rritur si futbollist në Kosovë, me U21-shin tonë, madje ka qenë dhe kapiten… Secili nëse nuk e do Kosovën me zemër, nuk na duhet realisht sepse nuk mund ta jap më të mirën… Kemi biseduar, por e ka parë veten atje, e ka pasur dëshirën, thjesht na e ka shprehur: ‘E dua Kosovën, por e shoh veten në Suedi dhe kështu po më thotë shpirti e zemra’”, tha në fund Ademi.

Edhe infrastruktura do të jetë prioritet i Ademit në mandatin e ri, derisa tregoi se janë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Sportit për të vazhduar me ndërtimin e shumë stadiumeve të reja në të gjithë vendin.

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Kalo në kategori