Nga Ancelotti te Scaloni - 10 trajnerët më të paguar të ekipeve kombëtare

Carlo Ancelotti është trajneri më i paguar i një ekipi kombëtar aktualisht, me fituesin e Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, Fabio Cannavaro, që është gjithashtu në top 10.
Mediumi italian La Gazzetta dello Sport ka publikuar 10 trajnerët më të mirë ndërkombëtarë, ku Ancelotti është ai që i prinë listës.
Trajneri i kombëtares së Brazilit është trajneri ndërkombëtar më i paguar aktualisht me një pagë prej 9.5 milionë eurosh.

Pas tij vjen trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel me një pagë prej 5.9 milionë eurosh, ndërsa podikumin e kompleton Julian Nagelsmann i Gjermanisë me pagë prej 4.9 milionë eurosh në vit.
Fabio Cannavaro është emëruar së fundmi si trajneri i ri i ekipit kombëtar të Uzbekistanit dhe renditet i katërti me një pagë prej 4 milionë eurosh në vit, e njëjtë me trajnerin e Portugalisë, Roberto Martinez, i cili renditet i pesti.
Didier Deschamps, një trajner kampion bote me Francën renditet i gjashti duke fituar 3.8 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë emra si Marcelo Bielsa (Uruguai), Ronald Koeman (Holandë), Gustavo Alfaro (Paraguai) dhe Lionel Scaloni i Argjentinës i dhjeti me 2.3 milionë euro në vit.
Trajnerët më të paguar të ekipeve kombëtare (tetor 2025)
10.Lionel Scaloni (Argjentinë) – 2.3 milionë euro
9.Gustavo Alfaro (Paraguai) – 2.5 milionë euro
8.Ronald Koeman (Holandë) – 3 milionë euro
7.Marcelo Bielsa (Uruguai) – 3.5 milionë euro
6.Didier Deschamps (Francë) – 3.8 milionë euro
5.Roberto Martinez (Portugali) – 4 milionë euro
4.Fabio Cannavaro (Uzbekistan) – 4 milionë euro
3.Julian Nagelsmann (Gjermani) – 4.9 milionë euro
2.Thomas Tuchel (Angli) – 5.9 milionë euro
1.Carlo Ancelotti (Brazil) – 9.5 milionë euro
/Telegrafi/

















































