LAJMI I FUNDIT:

Nga 6 Prilli, PrishtinaTicket shton edhe një destinacion të ri!

Nga 6 Prilli, PrishtinaTicket shton edhe një destinacion të ri!

Duke filluar nga data 6 Prill 2024, kompania Prishtina Ticket njofton se nga Aeroporti i Prishtinës do të shtohet destinacioni më i ri, Prishtinë-Hannover-Prishtinë.

Për shqiptarët që jetojnë në Hannover, ky është një lajm i mirë, pasi ata do të mund të udhëtojnë drejt Prishtinës dhe anasjelltas.

Fluturimet do të organizohen një herë në javë, çdo të shtunë. Ky hap është një shenjë e qartë e angazhimit të Prishtina Ticket për të ofruar një gamë të gjërë të destinacioneve dhe shërbimeve të reja.

Pse duhet vizituar Hannover?

Hannover është një qytet i rëndësishëm dhe i bukur në Gjermani, i cili gjendet në verilindje të vendit.

Me një histori të pasur dhe një atmosferë moderne, Hannover ofron një përzierje të shkëlqyer të arkitekturës historike dhe së bashku me infrastrukturën e tij moderne, e bën atë një destinacion tërheqës për udhëtarët.

Qyteti është i njohur për kopshtet e tij të mahnitshme, duke përfshirë Kopshtin e Barokut Herrenhausen, një prej kopshteve më të famshëm në botë. Gjithashtu, Hannover ka një skenë të pasur kulturore, me muze dhe galeri të shumta, duke përfshirë Museum August Kestner dhe Landesmuseum Hannover.

Si ta rezervoni biletën tuaj?

Mjafton të hyni në ueb-faqen www.prishtinaticket.net dhe drejtohuni në ofertat speciale të cilat publikohen rregullisht në pjesën e poshtme të faqes.

Rezervimet e biletave mund t’i bëni tani duke shfrytëzuar mundësinë që ofron vetëm Prishtina Ticket- Rezervo Biletën.

Në biletë të udhëtimit përfshihen rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

Shërbimi për Klientin në Prishtina Ticket ju ofron zgjidhjen më të mirë. Kjo pasi keni mundësinë të na kontaktoni në numrat tanë të telefonit çdo ditë duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00.

Numrat e telefonit dhe listën e të gjitha destinacioneve që ofron Prishtina Ticket i gjeni të listuar më poshtë:

?? +35220334188
?? +49 7621 9165 313
?? +41 61 510 06 86
?? +383 49 200 286
?? +46 470 580 944
?? +386 47 774 141

Basel/Mulhouse  – Prishtinë – Basel/Mulhouse;
Berlin Brandenburg  – Prishtinë – Berlin Brandenburg;
Düsseldorf  – Prishtinë – Düsseldorf;
Stuttgart  – Prishtinë – Stuttgart;
Münster Osnabrück  – Prishtinë – Münster Osnabrück;
München  – Prishtinë – München;
Nürnberg  – Prishtinë – Nürnberg;
Ljubljana  – Prishtinë – Ljubljana;
Memmingen – Prishtinë – Memmingen;
Luxemburg-Prishtinë-Luxemburg

Kontaktet në Facebook dhe Instagram.

Prishtina Ticket, është këtu për t’ju ndihmuar të bëni udhëtimin tuaj të rehatshëm, duke ofruar bileta me çmime të arsyeshme dhe një eksperiencë të përshtatshme për çdo udhëtar.

Zgjidhni Prishtina Ticket dhe bëni udhëtimin tuaj një histori të paharrueshme.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori