Ndërmarrja Publike Lokale “Trafiku Urban”, ka njoftuar se nga e hëna e ardhshme (6 dhjetor) autobusët lokalë do të ofrojnë shërbimin me vetëm 50 përqind të ulëseve, përkatësisht do të pranojnë vetëm 17 udhëtarë në autobusë.
Në një komunikatë për media të “Trafikut Urban” bëhet e ditur se kjo mënyrë e organizimit vije si rrjedhojë e masave të marra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
“Trafiku Urban në kontekstin e pandemisë COVID-19 aplikon edhe me tutje masat e reja për kontrollin, nga Qeveria e Republikës së Kosovës të cilat do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor 2021, prandaj si pasojë autobusët lokalë për arsye të ruajtjes dhe parandalimit të virusit mund të ofrojnë shërbimin me vetëm 50% të ulëseve përkatësisht pranimin me 17 udhëtarë në autobus. Gjithashtu, duke u bazuar në mbledhjen e fundit nga Qeveria të datës 26.11.2021 , obligohemi të caktojmë një apo më shumë persona përgjegjës në çdo mjet të transportit publik, që do të kontrollojnë pasagjerët për posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19′ dhe certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë)”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë thuhet po ashtu se, përkundër faktit që personeli i transportit publik është në rrezik nga infektimi i virusit COVID-19, shërbimet ndaj qytetarëve vazhdojnë të realizohen sipas udhëzimeve çdo ditë, në të gjitha linjat deri në ndonjë vendim tjetër nga organet kompetente.
“Për qytetarët si përdorues të transportit publik ky reduktim i shërbimit me vetëm 50% të ulëseve nuk është mirëpritur aspak bazuar nga reagimet dhe kërkesat e tyre. Andaj përmes kësaj shkrese kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pritjet e tyre përderisa ne detyrohemi që ti përmbahemi masave të përcaktuara nga organet përgjegjëse. Po ashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vend-ndodhjes suaj.
Ndërmarrja Publike Komunale “TRAFIKU URBAN” SH.A. në kuadër të masave parandaluese duke zbatuar rekomandimet e institucioneve ndaj virusit, njofton udhëtarët se pastrimi dhe dezinfektimi i rregullt i autobusëve bëhet çdo natë pas përdorimit të tyre ku janë të vendosur shiritat sinjalizues në ulëse, dezinfektues, maska mbrojtëse ndër të tjera dhe staf të autobusëve të cilët morën pjesë në ligjëratat këshilluese/udhëzuese për mbrojtjen nga virusi Covid-19, në QKMF”, vijon njoftimi.
Aktualisht Trafiku Urban ka në dispozicion 51 autobus në 7 linja të cilët janë në shërbim të banorëve nga ora 06:00 deri në orën 22:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025