LAJMI I FUNDIT:

Nga 3 maji fillon mësimi plotësues për arsimin parauniversitar (Dokument)

Nga 3 maji fillon mësimi plotësues për arsimin parauniversitar (Dokument)
Foto: Arkiv

Ministria e Arsimit, Shkencës e Inovacionit ka marrë vendim që të organizohet mësim plotësues që do të implementohet në nivelin e Arsimit Parauniversitar.

Kështu ka bërë të ditur vet ministrja, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook.

Mësimi plotësues do të fillojë nga fata 3 maj deri në përfundim të këtij viti shkollor.


“Nga vlerësimi i gjendjes kemi marr vendim për organizimin e mësimit plotësues që do të implementohet për nivelin e Arsimit Parauniversitar. Drejtoritë Komunale të Arsimit do të dorëzojnë në Inspektoratin e Arsimit planifikimet e shkollave për mësimin plotësues deri me datën 28 prill 2021, ndërsa do të raportojnë dy herë brenda muajit për mbarëvajtjen e mësimit plotësues”, shkruan ndër të tjera Nagavci.

Mësimi do të organizohet në këtë mënyrë:

– Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues do të organizohet në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë, ndërsa

– Për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi organizohet në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore.

Nagavci theksoi se “Mësimi plotësues fillon nga data 3 maj 2021 në objekte shkollore dhe vazhdon deri në përfundim të vitit mësimorë 2020-2021.  Mësimi plotësues është një prej mundësive që do të lehtësojë humbjen e mësimit, përshpejtimin e të nxënit dhe përmirësimin e rezultateve të nxënësve. Në këtë vit të pazakontë me pandeminë, sfida kanë qenë të shumta për të gjithë. Edhe angazhimi e puna për të tejkaluar sfidat e ecur përpara duhet të jetë e madhe e nga të gjithë, për të gjithë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori