LAJMI I FUNDIT:

Nga 280 kuti, janë rinumëruar 55 sosh

Nga 280 kuti, janë rinumëruar 55 sosh

Qendra e Numrit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesin e rinumërimit të 280 kutive që janë futur për rinumërim. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të sot janë rinumëruar 55 kuti, ndërsa edhe 19 kuti të tjera janë duke u rinumëruar.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi procesi po vazhdon normalisht, ashtu siç është i planifikuar. Bëhet e ditur se edhe kutit e tjera janë pothuajse afër kompletimit.

Sipas Elezit, futja e të dhënave nga Formularët e Rezultateve për Subjekte Politike është kompletuar më shumë se 99%, kurse Formularët e Rezultateve të Kandidatëve janë kompletuar rreth 90%.


Skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve është pothuajse në përfundim dhe procesi i regjistrimit të votuesve me kusht është i kompletuar më shumë se 93%.

Ky skanim ndihmon KQZ-në në identifikimin e rasteve kur një votues ka votuar në Vendvotimin e rregullt por edhe me kusht, njofton RTK.

Sipas KQZ-së, pasi të kompletohet procesi i skanimit të Listës përfundimtare të votuesve që do të rinumërohen, nis procesi i numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Në trend Lajme

Më shumë

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Drejtësi
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Lajme
Kalo në kategori