LAJMI I FUNDIT:

Nga 22, 23, 24 tetor, në Anaderm Aesthetic Surgery bëhet shërimi i venave të zgjeruara

Nga 22, 23, 24 tetor, në Anaderm Aesthetic Surgery bëhet shërimi i venave të zgjeruara

Institucioni i parë i cili merret me qasjen e plotë ndaj venave të sëmura është Qendra Diagnostike Terapeutike “Anaderm Aesthetic Surgery”, Prishtinë.

Më datat 2223, 24 tetor Anaderm Aesthetic Surgery ofron trajtimin/eliminimin e venave me laser nga kirurgu i njohur vaskular, Dr. Med. Univ. Nazmi Kabashi.

Vlen të ceket se Dr. Med. Univ. Nazmi Kabashi momentalisht punon në Zvicër, ndërkaq studimet i ka kryer në Austri.

View this post on Instagram

A post shared by anaderm (@anaderm_)

Ekspertët e saj ofrojnë metodat më bashkëkohore të diagnostikimit dhe të shërimit, të cilat fare nuk shkaktojnë dhembje, ndërkaq janë maksimalisht të efektshme.

Ju mundojnë këmbët e lodhura, të ënjtura, dhembjet, ngërçet në gjumë, të kruarit, djegiet, keni vena të imta të degëzuara në këmbë, të ashtuquajtura kapilare, vena varikoze? Nuk ju ndodh vetëm juve. 40% e femrave dhe 20% e meshkujve vuajnë nga venat zgjeruara.

Venat e zgjeruara prishin pamjen estetike, mirëpo mund t’ju shkaktojnë edhe dhembje, ngërçe në gjumë, ndjenjën e peshës në këmbë, por edhe komplikime serioze, siç janë krijimi i plagëve të hapura në këmbë, trombozat, emboli të rrezikshme të mushkërive…

Intervenimi bëhet kur masat preventive – barnat dhe format e tjera të terapisë – nuk japin rezultate, ndërkaq ekzistojnë simptoma që mund të pasojnë komplikime.

Operacioni me laser i venave është operacion minimal invaziv, i cili bëhet me anestezion lokal. Nuk ka prerje siç janë ato klasike, nuk ka anestezion të përgjithshëm, nuk ka vraga. Kështu ndërpritet zhvillimi i sëmundjes dhe pengohet mundësia e shfaqjes së komplikimeve, të cilat mund të jenë fatale.

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

Nr. Tel: 045 707 744 ose 045 707 733
Në Facebook:  
Anaderm
Adresa: 
Rr. Zef Jubani, Veterrnik, Prishtinë

Artikull i sponzorizuar