LAJMI I FUNDIT:

Nga 18 shtatori, iPhone 6S dhe 6S Plus në dyqanet e Apple

Nga 18 shtatori, iPhone 6S dhe 6S Plus në dyqanet e Apple

Apple do të zbulojë modelet e reja të iPhone 6S dhe 6S Plus nesër në ngjarjen e saj mediale, ndërsa kompania amerikane pritet të vendos modelet e reja të iPhone për para-porosi më vonë gjatë kësaj jave.

iPhone 6S dhe 6S Plus pritet të jenë në dispozicion për para-porosi nga kjo e premte, më 11 shtator dhe pastaj duket se telefonat e shumë-pritur të Apple do të prezantohen nëpër dyqane javën e ardhshme.

Sikurse në vitet e mëparshme iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus pritet të debutojnë të premten, më 18 shtator, një javë pasi telefonat e rinj të vihen në dispozicion për para-porosi.

Të dy modelet e reja të iPhone nga Apple do të vijnë me një numër përmirësimesh në krahasim me modelet ekzistuese, ndërsa dizajni pritet të mbetet shumë i ngjashëm me iPhone 6.


Përmirësimet e mëdha në iPhone 6S do të vijë në formën e harduerit, dhe telefonat e rinj të Apple pritet të ofrojnë edhe Force Touch.

Apple pritet gjithashtu të prezantojë një procesor të ri me modelet e reja të iPhone, Apple A9, i cili do të sjellë një numër të përmirësimeve të performancës, si dhe grafikë të përmirësuar mbi modelet aktuale, bashkë edhe me 2GB RAM. (Telegrafi)