LAJMI I FUNDIT:

“Nga 1 janari, Kosova do të jetë vendtakimi i tyre” – Kurti flet sërish për vendimin që qytetarët e Bosnjës do të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim

“Nga 1 janari, Kosova do të jetë vendtakimi i tyre” – Kurti flet sërish për vendimin që qytetarët e Bosnjës do të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për vendimin që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të mund të udhëtojnë drejt Kosovës vetëm me letërnjoftim.

Kurti ka thënë se ky vendim do të hyjë në fuqi brenda dy javëve, duke thënë se është një vendim që do të rris lidhjet e qytetarëve mes dy vendeve.

“Sot dy javë do të hyjë në fuqi vendimi që morëm në mbledhjen e 237 të Qeverisë, me të cilin shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës, do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë.


Ky vendim do të rris lidhjet e qytetarëve mes dy vendeve, do të shtoj mundësitë për bashkëpunim dhe do të nxis shkëmbimet e studentëve, ndërmarrësve, sportistë, artisteve e profesionistëve të dy vendeve”, tha Kurti.

Miratohet vendimi në Qeveri, nga 1 janari 2025 qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë
Lexo po ashtu Miratohet vendimi në Qeveri, nga 1 janari 2025 qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës mund të udhëtojnë me letërnjoftim në Kosovë

Kryeministri shtoi se e gëzon fakti se nga ky vendim do të përfitojnë shqiptarët në Bosnje që kanë familje në Kosovës dhe boshnjakët në Kosovë që mund të mirëpresin familjarët nga Bosnja.

“Rreth 12 mijë shqiptarë jetojnë në Bosnje dhe rreth 27 mijë boshnjakë jetojnë në Kosovë. Nga 1 janari 2025, Kosova do të jetë vendtakimi i tyre”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori