Neymar shpëtimtari: Ylli brazilian po e blen ish-skuadrën e tij për ta shpëtuar nga falimentimi

Futbollisti i famshëm brazilian Neymar Jr po mendon të blejë ish-klubin e tij ku bëri emër, i cili aktualisht po përjeton ditët më të vështira në historinë e tij të pasur.
Bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdha braziliane, Santos. Në fund të vitit të kaluar, për herë të parë në histori, gjiganti brazilian zbriti nga Superliga, gjë që ishte një goditje që askush nga tifozët e Santos nuk mund ta priste.
Teksa skuadra po përgatitet të luajë për herë të parë në kategorinë e dytë të futbollit brazilian, e ardhmja e klubit është në pikëpyetje për shkak të një borxhi prej 130 milionë eurosh. Po kërkohen shpëtimtarë dhe mund të jetë Neymar ai që do ta shpëtoj klubin e tij të zemrës.
Neymar e ka nisur karrierën në Santos dhe së fundmi është përmendur gjithnjë e më shpesh rikthimi i tij në klub.
Megjithatë, informacionet e sotme nga Brazili dhe Spanja thonë se Neymar është i interesuar për të blerë dhe shpëtuar këtë klub të famshëm dhe do t’i bashkohej sipërmarrjes së bashku me të atin.
Sipas brazilianëve, Neymar synon të bëjë të njëjtën gjë siç bëri ish-sulmuesi legjendar Ronaldo Nazario me Cruzeiron në 2021. Ronaldo e bleu klubin pasi zbriti, për 80 milionë euro bleu 90 për qind të aksioneve dhe vetëm nëntë muaj më vonë e ktheu skuadrën në një rang më të lartë.
Neymar aktualisht ka një kontratë në Arabinë Saudite, e cila i fiton 100 milionë euro në sezon, ndaj me siguri ka disa kursime për të përballuar blerjen e klubit të tij të dashur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës