LAJMI I FUNDIT:

Nexus i ri nga LG do të vijë me Android M?

Nexus i ri nga LG do të vijë me Android M?

Më parë është thënë se këtë vit do të vijnë dy telefona të rinj të linjës Nexus, një nga Huawei dhe një tjetër që do të bëhet nga LG.

Ndërsa tani duket sikur janë publikuar disa disa detaje mbi pajisjen e re mobile Nexus që do të prodhohet nga LG.

Sipas një raporti të fundit thuhet se telefoni i ri Nexus nga LG do të prezantohet në tetor dhe do të jetë pajisja e parë që do të bazohet në versionin e ardhshëm të sistemit operativ të Google, Android M.

Telefoni i ri Nexus nga LG me sa duket do të vijë me 3D kamerë, e cila me sa duket do të përdoret për realitetin e shtuar dhe për gjëra të tjera inovative.


Ende nuk ka detaje mbi specifikat e sakta që do të paraqiten në modelin e ri të telefonit Nexus, edhe pse pritjet janë që i njëjti do të sjell permirësime të dukshme nga modeli paraprak – Nexus 6.

Përveç modelit të Nexus nga LG, Huawei është thënë se gjithashtu të punojë në një tjetër model të telefonit të Nexus, edhe pse ende nuk ka detaje se kur kjo pajisje do të prezantohet në treg. (Telegrafi)