Nextbit Robin, telefoni i lirë dhe inovativ shfaqet në treg

Të gjithë prodhuesit e famshëm të telefonave të mençur kanë shfaqur seritë e reja të produkteve të tyre, por kur vjen tek kreativiteti, bëhet fjalë për një kompani të panjohur.
Është koha të takohemi me Nextbit Robin, një telefon i mençur që nuk mbetet kurrë pa hapësirë për ruajtje të të dhënave.
Nextbit Robin jep zgjidhje të paparë më herët për shtimin e hapësirës ruajtëse prej 32 GB. Përveç kësaj, pajisja paketon edhe disa specifikacione shumë të volitshme, gjë që e bën atë edhe më të veçant.
Më poshtë mund të shihni disa nga këto detaje:
- 32GB hapësirë të brendshme dhe 100GB hapësirë ruajtëse online në mënyrë që kurrë mos të kufizoheni në ruajtjen e të dhënave që ju nevojiten
- ekran 5.2 inç me Gorilla Glass 4 dhe rezolucion LCD 1080p
- kamerë 13MP me opsionin e autofokusit dhe blic ‘Dual tone’
- altoparlant frontal me amplifikues të dyfisht
Nextbit Robin zakonisht ka çmim prej 399 dollarëve, ndërkohë që deri në 20 qershor kompania ka bërë zbritje në çmim duke e ofruar super-lirimin në Amazon prej vetëm 299 dollarëve.
Nga
Telegrafi
10/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































