LAJMI I FUNDIT:

Nexhat Krasniqi kthehet në pozitën e drejtuesit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës

Nexhat Krasniqi kthehet në pozitën e drejtuesit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës

Nexhat Krasniqi është kthyer në pozitën e drejtuesit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kjo është bërë e ditur nga një vendim i zëvendëssekretarit të përgjithshëm të MMPH-së, i cili është publikuar nga deputeti Bekë Berisha në profilin e tij në Facebook.

Ky vendim shfuqizon krijimin e Njësisë së përbashkët të Prokurimit si dhe Vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil me të cilin Krasniqi është kthyer në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit të kësaj ministrie.


“Bazuar në vendimin e ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me numër të protokollit 6206/22 të datës 18.10.2022 me të cilin e shfuqizon krijimin e Njësisë së përbashkët të Prokurimit, si dhe Vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil me numër të protokollit 5829/22 të datës 29.09.2022 me të cilën Nexhat Krasniqi, kthehet në pozitën e udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit të ish-MI, sipas akt emërimit të datës 26.12.2014, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës dhe përshkrimit të detyrave të punës, andaj shfuqizohet Vendimi me numër të protokollit 2959-2/2022 i datës 29.07.2022 dhe Ndriqim Mustafa kthehet sipas akt emërimit në pozitën e udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit për pjesën e ish-MMPH-së”, thuhet në vendim.

Ndërsa, me anë të këtij vendimi, Ndriqim Mustafa është kthyer në pozitën e drejtuesit të Divizionit të Prokurimit vetëm për pjesën e ish-MMPH-së. /Telegrafi/