Newcastle United dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të Laraskave në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “St James Park” me fillim nga ora 15:00.


Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje pas shtatë fitoreve radhazi në kampionat dhe synon të tetën për të mbajtur vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, vendasit kanë dy humbje radhazi dhe do të tentojnë t’i kthehen rezultateve pozitive për të shmangur rënien nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Newcastle: Dubravka; Murphy, Lascelles, Clark, Ritchie; Hayden, Willock; Joelington, Almiron, Fraser; Wilson;Man City: Ederson; Cancelo, Dias, Laporte, Zinchenko; Rodrigo, De Bruyne, Bernardo; Mahrez, Jesus, Sterling;/Telegrafi/

telegrafi sport app