LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu miraton “në parim” marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun

Netanyahu miraton “në parim” marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “në parim” ka miratuar marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun, gjatë një takimi për sigurinë me zyrtarët izraelitë, ka njoftuar një burim i njohur me këtë çështje.

Por, Izraeli ka ende disa rezerva për detajet e marrëveshjes, të cilat pritet t’i transmetohen qeverisë libaneze.

Bëhet e ditur se këto dhe detaje të tjera janë ende duke u negociuar dhe burime të shumta theksuan se marrëveshja nuk do të jetë përfundimtare derisa të zgjidhen të gjitha çështjet.


Ndër tjera, një marrëveshje armëpushimi do të duhet të miratohet edhe nga kabineti izraelit, gjë që nuk ka ndodhur ende, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, burime të njohura me negociatat thanë se bisedimet duket se po ecin pozitivisht drejt një marrëveshjeje, por pranuan se ndërsa Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr, një hap i gabuar mund të përmbysë bisedimet.

I dërguari i SHBA-së, Amos Hochstein tha se një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit ishte “në dorën e tyre”, por shtoi se në fund të fundit ishte “vendim i palëve”.

Hochstein takoi kryeministrin libanez, Najib Mikati dhe kryetarin e parlamentit, Nabih Berri.

Ai tha se kishte pasur “diskutime konstruktive” dhe “shumë të mira për të mbushur boshllëqet”.

“Ne kemi një mundësi reale për t’i dhënë fund konfliktit”, tha Hochstein.

Ai u nis nga Libani për në Izrael të mërkurën në përpjekje për t’i çuar negociatat “në një mbyllje”.

Ndryshe, analisti i CNN dhe reporteri i Axios, Barak Ravid citoi një burim të thoshte se Hochstein i kishte thënë ambasadorit izraelit në Uashington se nëse Izraeli nuk përgjigjet pozitivisht në ditët në vijim ndaj propozimit të armëpushimit, ai do të tërhiqej nga përpjekjet e ndërmjetësimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori