Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i doli sot në mbrojtje të Elon Muskut pasi ai u akuzua se bëri një përshëndetje naziste në fillim të kësaj jave në ditën e inaugurimit të Trumpit.
“Elon Musk po akuzohet pa të drejtë”, ka shkruar lideri izraelit në platformën X të Muskut, “Elon është një mik i madh i Izraelit. Ai e vizitoi Izraelin pas masakrës së 7 tetorit, kur terroristët e Hamasit kryen krimin më të keq kundër popullit hebre që nga Holokausti”.
“Pas kësaj, ai në mënyrë të përsëritur dhe fuqishëm mbështeti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten kundër terroristëve gjenocidal dhe regjimeve që kërkojnë të shkatërrojnë të vetmin shtet hebre”, shtoi Netanyahu, i cili drejton qeverinë e krahut të djathtë të Izraelit.
Musk nxitoi të falënderojë kryeministrin izraelit për mbështetjen e tij.
.@elonmusk is being falsely smeared.
Elon is a great friend of Israel. He visited Israel after the October 7 massacre in which Hamas terrorists committed the worst atrocity against the Jewish people since the Holocaust. He has since repeatedly and forcefully supported Israel’s… https://t.co/VkBptanDmp
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) January 23, 2025
CEO i Tesla dhe SpaceX ndezi polemika të ashpra të hënën kur ngriti dorën e djathtë në ajër gjatë një mitingu pas inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Gjesti i ngjante përshëndetjes romake, e cila u përdor nga fashistët evropianë në gjysmën e parë të shekullit të XX-të, duke përfshirë liderin nazist Adolf Hitler dhe diktatorin italian Benito Musolini.
Gjesti i Musk u bë viral dhe kritikët në mbarë botën dënuan njeriun që së fundmi ishte bërë një nga këshilltarët më të shquar të Trumpit.
Miliarderi shkaktoi zemërim në nëntor të vitit 2023, kur u pajtua publikisht me një postim antisemitik në Twitter që pretendonte se komunitetet hebreje po “promovonin pikërisht atë lloj urrejtjeje dialektike kundër njerëzve të bardhë që ata pretendojnë se duan të ndalojnë përdorimin kundër tyre”.
Musk gjithashtu është përballur me kritika për gjoja se ka lejuar që gjuha e urrejtjes kundër grupeve të ndryshme minoritare të përhapet në platformën X që kur bleu rrjetin social në vitin 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë