LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu kërcënon Iranin: Jeni brenda rrezes së sulmeve ajrore izraelite

Netanyahu kërcënon Iranin: Jeni brenda rrezes së sulmeve ajrore izraelite

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se është në rrezen e sulmeve ajrore izraelite.

“Irani kohët e fundit kërcënoi me shkatërrimin e Izraelit, por duhet të dihet se këta aeroplanë mund të fluturojnë në çdo pjesë të Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin dhe veçanërisht Sirinë”, tha Netanyahu gjatë një vizite në bazën ajrore dhe skuadron e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-35.

Javën e kaluar, agjencia gjysmë zyrtare iraniane e lajmeve Mehr transmetoi fjalët e përfaqësuesit parlamentar se nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin, Izraeli do të shkatërrohet brenda gjysmë ore.


Izraeli ka thënë vazhdimisht se kur është fjala për parandalimin e Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, çdo opsion i mundshëm është në tryezë.

Izraeli ka kryer gjithashtu disa sulme ajrore në Siri për të parandaluar ushtrinë iraniane nga pasurimi i uraniumit në atë vend. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkon bota në recesion?

A po shkon bota në recesion?

Botë
Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Amerika
Momenti kur bomba ruse Iskander-M godet restorantin plotë civilë në qytetin ukrainas

Momenti kur bomba ruse Iskander-M godet restorantin plotë civilë në qytetin ukrainas

Evropa
Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Evropa
Trump e konfirmon se SHBA është në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, lidhur me programin bërthamor

Trump e konfirmon se SHBA është në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, lidhur me programin bërthamor

Amerika
Warren Buffett i vetmi në mesin e njerëzve më të pasur në botë që nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump - përkundrazi, ai përfitoi

Warren Buffett i vetmi në mesin e njerëzve më të pasur në botë që nuk humbi para për shkak të tarifave të Trump - përkundrazi, ai përfitoi

Amerika
Kalo në kategori