LAJMI I FUNDIT:

Neshad Asllani kërkon votën tuaj, për t’ju përfaqësuar në Kuvend (Foto)

Neshad Asllani kërkon votën tuaj, për t’ju përfaqësuar në Kuvend (Foto)

Kandidati i LDK-AKR-Alternativës, Neshad Asllani kërkon besimin e qytetarëve të vendit për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Por kush është Dr. Neshad Asllani?

Neshad Asllani, lindi në Maj të vitit 1957 në Pejë. Rrjedh nga një familje intelektuale, me traditë dhe ndikim në zhvillimin e Kosovës. Neshadi është i martuar me Nebahaten dhe kanë tre djem: Arbërin, Dardanin dhe Ilirin.


Edukimin fillor dhe të mesëm i përfundoi në Pejë, gjersa fakultetin dhe specializimin në Prishtinë. Punoi si mjek në Mjekësinë Familjare, Emergjencën e qytetit dhe hapi klinikën e parë private në Kosovë.

Në vitin 1989, ndryshimet në Evropën Lindore dhe rënia e komunizmit, ofruan mundësinë e të menduarit ndryshe.

Vitet e 90’ta sollën po ashtu ndryshime në Evropën Juglindore, Kosovë dhe Shqipëri.

Në kohën e ndryshimeve të mëdha në Evropë, Dr. Neshad R. Asllani, hapi klinikën e parë private në Kosovë. Klinika ofronte shërbime shëndetësore primare dhe një ambient besimi për qytetarët e shumtë.

Së shpejti klinika u shndërrua në institucion ku dokumentohej shkelja e të Drejtave të Njeriut.

Gjatë kësaj kohe u trajtuan falas 4700 pacientë të keqtrajtuar nga policia dhe pushteti serb. Dr. Neshadi ndërtoi një bashkëpunim të besueshëm me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Amnesty International, Human Rights Watch, OSBE dhe Physicians for Human Rights, SHBA.

Shërbime falas, ofroheshin edhe për punëtorët e arsimit, kjo nënkupton kontroll mjekësore dhe administrimin e pushimeve mjekësore.

Çdo ditë dhjetëra pacientë kërkonin ndihmë dhe gjenin në klinikë shërbime cilësore shëndetësore dhe mirëkuptim për problemet e tyre në përgjithësi.

Mungesa e diagnostikës së sofistikuar bëri që Dr. Neshadi të angazhohet dhe sjell në Kosovë CT Skanerin e parë. Përveç pacientëve Kosovarë, klinika së shpejti u shndërrua në qendër diagnostike referente për pacientët nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

Në vitin 1997, përvojën e fituar, mjekët e Klinikës “Dr. Asllani” e prezantuan në Kongresin Evropian të Radiologjisë në Vienë, Austri. Tri prezantimet nga Klinika zgjuan kureshtjen e profesionistëve evropianë dhe botërorë.

Lufta në Kosovë shënoi një ndërprerje por jo edhe humbje të vullnetit për vazhdim të punës së mjekut dhe projekteve të shumta në rindërtimin e Kosovës së pas luftës.

Ne kohën e emergjencës Dr. Neshadi kontriboi në projekte të rëndësishme për rindërtimin e Kosovës:

Në Korrik 1999, ai mori përgjegjësinë për identifikimin e personave të zhdukur dhe dokumentimin e krimeve të luftës. Organizata të shumëta ndërkombëtare ofruan bashkëpunim si: Tribunali i Hagës, OSBE, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, UNMIKU, KFOR, International Crisis Group dhe International Commission for Missing Persons udhëhequr nga miku i madh i Kosovës Senatori Bob Dole. Prej datës 1 Korrik – 1 Nëntor, 1999, së bashku me këto organizata i ekshumuan më se 600 kufoma në rajonin e Pejës.

Ekipet në terren punonin 12-16 orë në ditë për të përfunduar punën para se të fillonin reshjet dhe dimri, të cilat do ndikonin në dekompozimin e viktimave dhe vështirësonin dukshëm identifikimin e tyre.

Në Nëntor 1999, Dr. Neshadi propozon fillimin e edukimit për të Drejtat e Njeriut. Propozimi përkrahet nga ekspertë ndërkombëtarë për edukim dhe UNESCO.

Në Qershor 2000, themelon Qendrën Kosovare për të Drejtat e Njeriut dhe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me UNESCO. Kjo mundësoi fillimin e projektit të UNESCO “Trajnimi i mësuesve Kosovarë në Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut” nga i cili u trajnuan 17 trajnerë për të Drejtat e Njeriut.

Implementimi i projektit u bë nga 55 mësues dhe drejtorë të shkollave fillore dhe përfitues ishin 6000 nxënës të Rajonit të Pejës.

Përkrahur nga UNESCO dhe në bashkëpunim me Prof. Satu Honkala, ai boton librin burimor “Hapat Kosovar për Edukimin e të Drejtave të Njeriut”.

Për kontributin në edukimin për të Drejtat e Njeriut, Dr. Neshadi u ftua të shërbej në bordin e:

– Organizatës kryesore për Edukimin e të Drejtave të Njeriut, Peoples Decade for Human Rights Education, PDHRE – New York, dhe

– International Human Rights Education Project of the Funds for Peace.

Pas përfundimit të emergjencës, në vitin 2001 Dr. Neshadi vazhdoi punën e tij në klinikën e rindërtuar nga dëmet e luftës.

Zhvillimi dhe avansimi i shërbimit shëndetësor cilësor ishte dhe do mbetet objektiv jetësor për Dr. Neshadin.

Jeta dhe veprimtaria në Kosovën e lirë ofronte kushte më të mira për zhvillim.

Në vitin 2006, bashkëpunimi me mjekë nga SHBA, mundësoi themelimin e Multi Care Medical Group – MCMG. Ky bashkëpunim mundësoi standardizimin e shërbimeve shëndetësore dhe integrimin profesional të MCMG.

Nga viti 2008 ai zhvilloi konceptin për Health Center of Excellence – platformën globale shëndetësore.

Në prill të vitit 2013, së bashku me partnerë Zviceran dhe Gjerman, në MEDETEL, Luxembourg, Forumin Botëror për Telemedicinë dhe eHealth, ai prezantoi me sukses Health Center of Excellence HCE.

Gjatë vitit 2015, HCE shënoi rritje, ndërtoi partneritet dhe arriti të integroj mijëra mjekë specialist nga mbarë bota.

Për kontributin e tij në shëndetësi, Dr. Asllani është anëtar në:

• International Society for Telemedicine and eHealth,

• European Society of Radiology

• Rays of Hope Foundation dhe

• American Telemedicine Association

Integrimi dhe njohja ndërkombëtare e Kosovës ishte dhe është objektiv i tij. Andaj ai me përkushtim koordinoj dhe udhëhoqi pranimin e Kosovës në Rotary International, i cili u realizua me 5 Nëntor 2005. Kjo njëherit shënon njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës.

Ne Rotary International, Dr. Neshadi, ka shërbyer:

• Asistent Guvernator,

• Në Bordin Treshtetëror për Rotary klubet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe

• Kryesues i Divizionit të Rotary Leadership Institute për Kosovë and Shqipëri

Puna vullnetare dhe shërbimi për komunitetin vazhdoi me përhkrahjen për edukimin e studentëve të rinj. Ai ka shërbyer si bashkë-kryesues për Kosovo American Education Fund – KAEF. Nga ky fondacion kanë përfituar shumë studentë kosovarë për vazhdimin e studimeve master në SHBA.

Për punën e tij shumëvjeçare Dr. Neshadi u shpërblye me mirënjohje:

– Paul Harris Fellow nga Rotary International,

– Policia e Kosovës me Medalje për Merita

– Letër Falënderimi nga Senatori Bob Dole, Kryetar Themelues i International Commission for Missing Persons (Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur).

Foto me Jamie Shea – zëdhënësi NATO-s gjatë luftës në Kosovë.
James Rubin – ndihmëssekretar i shtetit të SHBA
Ambasadori William Walker – shef i misionit verifikues ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë
Bruce Hitchner – drejtor i projektit të Dayton-it 1995.
Todd Hutton – President i Utica College
Me mikun e madh të Kosovës – Rotarianin David Gotaas
Me Presidentin e Rotary International 2016-2017, John F. Germ.

Artikull i sponsorizuar

Në trend

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori