LAJMI I FUNDIT:

Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, u mblodh sot pasdite, për të vendosur lidhur me vazhdimin e seancës plenare, të ndërprerë sot.

Pas diskutimeve nga anëtarë të Kryesisë dhe kryetarë të grupeve parlamentare, me shumicë votash u vendos që mbledhja plenare e Kuvendit të vazhdojë të premten, më 24 nëntor 2017, në orën 10:00, pa ndryshime në rend dite.

Ndryshe, seanca plenare e cila nisi sot në ora 10:00 u ndërpre pasi deputetit e koalicionit qeveritar lëshuan seancën në shenjë proteste për raportimet e mediave se gjyqtarë të EULEX-it kanë manipuluar me prova dhe kanë fyer ish-komandantët e UÇK-së gjatë proceseve gjyqësore.


Foto: Arkiv