LAJMI I FUNDIT:

Nesër rinis Superliga e Maqedonisë, xhiron e hap ndeshja Gostivari – Vardari

Nesër rinis Superliga e Maqedonisë, xhiron e hap ndeshja Gostivari – Vardari

Superliga e Maqedonisë së Veriut në futboll do të rinis këtë fundjavë, ku në program është xhiroja e 19-të.

Këtë xhiro e hap dueli Gostivari – Vardari që do të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit të Gostivarit nga ora 14:00. Skuadra shqiptare e mbylli gjysmësezonin vjeshtor në pozitën e pestë me 24 pikë, ndërsa nesër shihet favorit kundrejt ekipit të fundit në renditjen tabelare. Kjo do të jetë ndeshja hapëse dhe e vetme që do të zhvillohet të shtunën, teksa pesë përballjet tjera janë në program të dielën.


Në stadiumin e Çairit do të ketë takim ndërmjet dy ekipeve shqiptare, me Shkupin që pret Voska Sportin. Në kryeqytet gjithashtu do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera interesante, me Shkëndijën e Tetovës që do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të luajnë në transfertë me Rabotniçkin.

Në program të ditës së diel gjithashtu janë edhe dy ndeshjet tjera si Sileksi – Brera dhe Bregallnica – Tikveshi.

Të gjitha sfidat e xhiros së 19-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 14:00./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori