Nesër në Prizren do të mbahet protestë qytetare e cila do të mbahet për të kërkuar përgjegjësinë e vdekjes së tre vjecares, Xheneta Gashi.
Në një konferencë për media përfaqësuesi i organizatës “Ec Ma Ndryshe”, në bashkëpunime me OJQ-të tjera, kanë treguar kërkesat e tyre në protestën e nesërme.
Përfaqësues të OJQ-ve, kanë treguar që në protestën e nesërme që pritet të filloj nga ora 12:00 në Sheshin e Shatërvani, do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj komune, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që sipas tyre, këta janë përgjegjësitë kryesor për vdekjen tragjike të Xhenetës tre vjeçare.
Eroll Bilibani, nga DokuFest, në këtë konferencë për media, ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Prizrenit dhe qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen protestës se nesërme për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vdekjen tragjike të Xhenetës tre vjeçare.
“Të na bashkohen në protestën qytetare për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vdekjen tragjike të Xhenetës. Protesta do të organizohet nesër të mërkurën, në Sheshin e Shatërvanit duke filluar në ora 12. Dhe protesta do t’i ketë dy kërkesa. Kërkesa e parë është dorëheqja e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, si dhe dy ministrave ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ministrit të Planifikimit Hapësinor, si dhe duke kërkuar përgjegjësi edhe nga bartësit tjerë institucional të cilët kanë përgjegjësi të drejtpërdrejt në këtë rast, për mos veprim”, tha Bilibani.
Hajrullah Çeku, nga organizata “Ec Ma Ndryshe”, tha se në momentin kur është iniciuar protesta prej organizatave në Prizren kanë marrë edhe përkrahjen e dhjetëra organizatave jo qeveritare.
Çeku tha se me këtë protestë do të përcjellin kërkesën deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët vijnë nga Prizreni që rastin e fundit atë të vdekjes tragjike të Xhenetës ta ngrisin edhe në njërën prej seancave të Kuvendit të Kosovës.
“Këtë rast të fundit dhe këto kërkesa të qytetarëve t’i ngrisin edhe në Kuvendin e Kosovës, konkretisht duke propozuar këtë si pikë të rendit të ditës të një prej seancave të ardhshme të Kuvendit. Po besoj që kjo përgjegjësi duhet të adresohet në nivel të Kuvendit sepse ne ashtu po kërkojmë përgjegjësi edhe prej nivelit lokal edhe prej Qeverisë së Kosovës, prandaj janë deputetët ata të cilët duhet ta trajtojnë këtë çështje dhe këtë rast tragjik dhe këtë kërkesë të përgjegjësisë institucionale dhe penale në nivel të Kuvendit të Kosovës”, tha Çeku.
Qëndrimin e nënës s ë tre vjeçares së ndjerë, Xheneta Gashi, Çeku e ka quajtur dinjitoz, pasi që siç theksoi ai, nëna e Xhenetës nuk ka pranuar lëmoshën nga Komuna e Prizrenit sepse kërkesa e saj është e qartë, ajo kërkon drejtësi për vajzën e saj.
“Qëndrimi i nënës së Xhenetës është një qëndrim shumë dinjitoz, ajo nuk ka pranuar ndihmë nga komuna e Prizrenit, thjesht e ka refuzuar lëmoshën që i kanë ofruar ata sepse kresa e saj është shumë e qartë ajo kërkon drejtësi për vajzën e saj, dhe ne po besojmë që kjo kërkesë e saj ky qëndrim i saj është një thirrje një apel për gjithë ne qytetarët dhe nesër e kemi rastin që bashkërisht të solidarizohemi me kërkesën e saj, ta ndihmojmë në arritjen e asaj kërkese, ta ndihmojmë që të ketë drejtësi për rastin e Xhenetës”, ka potencuar Çeku.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të solidarizohen dhe ta ndihmojnë nënën e Xhenetës që të ketë një kulm mbi kokë dhe të gëzoj një standard më të mirë jetësor.
Çeku tha se protesta e nesërmen është vetëm veprimi i parë në ciklin e reagimeve të cilat do të organizohen dhe do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe dorëheqjes së zyrtarëve të cilët ata i konsiderojnë përgjegjës direkt për vdekjen e Xheneta Gashit.
Ata gjithashtu kërkojnë që të ketë edhe një proces gjyqësor për t’i trajtuar gjitha papërgjegjësitë e institucioneve në raport me rastin e Xhenetës dhe me mos veprimin e tyre të cilët quan deri te tragjedia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit