LAJMI I FUNDIT:

Nesër promovohet fabrika 35 milionëshe e ujit në Shkabaj

Nesër promovohet fabrika 35 milionëshe e ujit në Shkabaj

Të premten do të behet promovimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj në vlerë prej 35 milionë eurove. Ky investim i siguron Prishtinës 24 orë ujë pandërprere.

Investimi në fabrikën e Shkabajt do t’i rrisë sasitë e ujit, në fazën e parë do jetë 700 litra në sekondë kurse kostoja e saj ka shkuar 35 milionë euro, me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milionë, Komisioni Evropian me 5 milionë euro, Komuna e Prishtinës me 5 milionë euro, dhe 20 milionë nga Kompania “Prishtina” që i ka marr kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim.

Në këtë ceremoni, pjesëmarrës do të jenë: Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministri i Financave Avdullah Hoti, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmerti, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, Ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets, Drejtori i KFW-së Roland Siller. /Telegrafi/