Nesër pritet që të rifillojë mbajtja e testimit praktik për patentë shofer, pasi që për më shumë se dy javë ky testim nuk është mbajtur për shkak të skadimit të vendimeve të ekzaminerëve.
Burime brenda Ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se janë duke i analizuar ndryshimet ligjore pas hyrjes në fuqi të ligjit për zyrtarët publik dhe se brenda javës do të gjejnë një zgjidhje.
Por se testimi do të fillojë të mbahet qysh nga nesër për KosovaPress e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, i cili ditën e premte kishte pasur një takim me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës.
Cakolli thotë se pas takimit që ka pasur, është informuar se disa ekzaminerë të cilët kanë kontratë do mbajnë testimin praktik.
“Isha në takim me sekretarin permanent, besoj që prej të hënës do të fillojë që t’i zgjedh disa ekzaminerë të cilët kanë licencë të vazhdueshme deri në momentin sa të licencohen edhe të tjerët, për shkak që të mos bëhet pritja kaq e gjatë për qytetarët që t’i nënshtrohen këtij provimi… Ai ka bërë përpjekje shumë të madhe që ta gjejë një mundësi edhe ligjore, edhe atë që t’i përshtatë dhe të realizojë këtë të drejtë qytetarëve, të organizojë provimet, t’i nënshtrohen qytetarët pjesës praktike. Pritet që të hënën me siguri do të vazhdojë, se ka disa ekzaminerë që kanë licenca dhe t’i kompensojë apo t’i zëvendësojë këta që janë pa licenca, deri në licencimin e ardhshëm të tyre”, thotë ai.
Ai deklaroi se mungesa e ekzaminerëve ka ardhur pasi disave u ka skaduar kontrata, ndërsa sipas tij, disave iu ka skaduar licenca.
Cakolli shprehet se as ai nuk e ka të qartë se pse Ministria e Infrastrukturës nuk ka organizuar testimin e ekzaminerëve për rilicencim, por që thotë se mund të jetë për shkak se ministri dhe qeveria është në largim.
“Neve si shoqatë nuk na ka dëmtuar, por po i dëmton qytetarët që presin me iu nënshtruar provimit, pjesës praktike dhe me marrë një patentë shofer, që e kanë kryer pjesën teorike, i kanë kryer orët dhe që sa presin vetëm për t’iu nënshtruar pjesës praktike. Është e vërtetë që është një mungesë e ekzaminerëve për një kohë, të cilëve iu ka skaduar kontrata dhe iu ka skaduar licenca, për të cilën ata duhet t’i nënshtrohen një provimit për t’u licencuar dhe për ta vazhduar atë kontratë të tyre. Por, e dimë që qeveria është në dorëheqje në këtë moment dhe ende është një lloj neglizhence apo nuk e dimë edhe ne se çka ka ndodhur, që nuk janë organizuar provimet për t’u licencuar këta ekzaminerë”, thotë ai.
Ndërkaq, Bashkim Jetullahu, pronar i autoshkollës “8 Marsi”, thotë për KosovaPress, se nga kjo gjendje më së shumti po dëmtohen kandidatët.
“Këta duhet me pas rezervë dikën, jo me u bllokuar krejt qytetarët, me mbet krejt kandidatët rrugëve. Vijnë çdo ditë, udhëtojnë prej fshatrave me hy në provim dhe kthehen. Kjo shumë keq është për neve, çdo qeveri që vjen i ndërron për qejf të vetin, t’u i pru secili të vetët”, thotë ai.
KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, por zyra për media e kësaj ministrie përkundër premtimit se do të kthejë përgjigje brenda ditës nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Në një komunikatë për media të lëshuar ditë më parë, kjo ministri kishte thënë se janë duke punuar në zgjidhjen e çështjes së mbajtjes së testimit praktik për patentë shofer, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Zyrtarët Publik me numër 06/L-114.
“Me skadimin e vendimeve të ekzaminerëve, ky ligj që në fuqi hyri me 11 shtator 2019, ka shfaqur paqartësi që kërkojnë analizë ligjore drejt vazhdimit të angazhimit të tyre. Me këtë rast, departamentet përkatëse të MIT janë angazhuar për gjetjen e zgjidhjes të kësaj situate, gjithnjë të bazuar në ligj. MIT kërkon mirëkuptim nga kandidatët që nuk kanë mundur t’i nënshtrohen testimit të cilin do të mund ta realizojnë shumë shpejt”, thuhet në komunikatë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025