LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Prizren vrapohet në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Nesër në Prizren vrapohet në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale

Nesër, më 8 qershor Kosova, përkatësisht qyteti i Prizrenit është përzgjedhë si vendi i 48-të në të cilin Claire McFarlane, e mbijetuara e dhunës seksuale, do të vrapojë 16 kilometra në mënyrë që përmes sportit të kontribuojë në diskutimin rreth dhunës seksuale.

McFarlane është themeluese e një lëvizjeje të quajtur Movement to Inspire: Lëvizje botërore sportive që bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave. Nisma kryesore e kësaj lëvizjeje quhet Footsteps to Inspire (shqip: Gjurmë frymëzuese). Ajo vrapon 16 kilometra me qëllim diskutimin gjithë botëror të dhunës seksuale.

Në njoftimin e bërë nga Rrjeti i Grave të Kosovës thuhet se, kushdo që dëshiron të bashkohet në këtë kauzë është i/e mirëseardhur që t’i bashkohet McFarlane në këtë vrapim simbolik nesër, duke filluar nga ora 08:30, para objektit të Kuvendit Komunal në Prizren.


“Organizatat lokale të cilat mirëpritën këtë aktivitet; Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK), FemAktiv si dhe Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve – Prizren u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëngjiten në këtë kauzë duke vrapuar.

Si çdo herë, Rjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i bashkohet çdo nisme, si simbolike po ashtu edhe përmbajtësore për trajtim të dinjitetshëm të të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe luftim të paragjykimeve ndaj tyre”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori