Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet nesër në ora 10:00.
Në rend të ditës janë 34 pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme, për të vazhduar më pas me seancën plenare ku parashihet interpelanca e kryeministrit Haradinaj me kërkesë të grupit parlamentar të LDK-së.
R e n d i i d i t ë s
Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
1.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
2.Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit,
3.Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
4.Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
5.Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
6.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
7.Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
8.Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
9.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
10.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
11.Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
12.Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,
13.Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,
14.Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe propozimet e grupeve parlamentare të PSD-së dhe LVV-së zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
15.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,
16.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
17.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,
18.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara,
19.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore,
20.Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta,
21.Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,
22.Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
23.Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,
24.Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.
25.Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
26.Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
27.Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
28.Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
29.Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
30.Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,
31.Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
32.Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
33.Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A,
34.Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.
Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:
1.Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2.Koha për pyetje parlamentare,
3.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4.Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyçi, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, mbështetur edhe nga shtatë (7) deputetë tjerë, në lidhje me gjendjen në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe problemet në arsimin parauniversitar,
5.Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesën së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, në lidhje me “Raportin e monitorimit të rekrutimit në Institucionet e Kosovës nga qershori 2018 deri në mars 2019”, të publikuar nga BIRN dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar,
6.Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,
8.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,
9.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private,
10.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,
11.Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2019-2023,
12.Propozim-Vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Verifikim dhe Vendosje për Prona,
13.Shqyrtimi i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit,
14.Shqyrtimi i Raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018,
15.Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2018,
16.Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2018,
17.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2018,
18.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor,
19.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
20.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-085 për energjinë elektrike,
21.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-130 për shërbime,
22.Shqyrtimi i Raportit të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018,
23.Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Performancës – Procesi i Menaxhimit të Grandave dhe Subvencioneve në sektorinë e bujqësisë,
24.Shqyrtimi i Raportit të auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ndërmarrjes Publike- Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018,
25.Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
26.Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për media,
27.Interpretimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në lidhje me nenin 40 të Rregullores së Kuvendit,
28.Shqyrtimi i Raportit të performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2017,
29.Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtares në Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
30.Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë në Bordin e Ankesave,
31.Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Armend Zemaj, mbështetur edhe nga 9 deputetë të GP të LDK-së, në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve përfshirë orarin e stërzgjatur të punës, punësimin pa kontrata pune, pagesa jo të rregullta, si dhe mos respektimi i kushteve të tjera të parapara me Ligj për punëtorët që punojnë në sektorin e shërbimeve, qendrave tregtare, sektorin e ndërtimtarisë, hotelerisë dhe tregtisë,
32.Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Imet Rrahmani, mbështetur edhe nga 5 deputetë të GP të LDK-së, për debat parlamentar në lidhje me aksidentet në komunikacion që po përfundojnë me vdekje, lëndimeve të rënda trupore dhe dëmeve materiale, mos respektimin e ligjeve të miratuara që rregullojnë fushën e qarkullimit në komunikacion, gjendjen teknike të automjeteve dhe trajnimin e shoferëve të rinj,
33.Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina mbështetur edhe nga 11 deputetë tjerë nga GP i PSD-së, për debat parlamentar në lidhje me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues në Republikën e Kosovës.
4.Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame