Fillon Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, Telegrafi prezanton shërbimet e veta të marketingut

Oda Ekonomike e Kosovës ka hapur dyert për vizitorët dhe ekspozuesit në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2025", i cili ka filluar sot nga ora 11:00 në qendrën tregtare Prishtina Mall.
Ky panair, i cili do të zgjasë për tre ditë, është një ngjarje e rëndësishme ekonomike, duke ofruar një platformë të pasur për zbulimin e produkteve, shërbimeve dhe inovacioneve të reja nga një gamë e gjerë sektorësh ekonomikë.
"Prishtina 2025" ka për qëllim të mbështesë dhe zhvillojë të gjitha aspektet e ekonomisë, duke mbledhur së bashku ekspozues nga Kosova, rajoni dhe bota.
Ky është një nga panairet më të rëndësishëm të vitit në vend, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për promovimin e produkteve dhe shërbimeve, si dhe për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të zgjeruar shtrirjen në tregjet ndërkombëtare.
Gjatë tri ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë produkte të dizajnuara për të shfaqur risitë më të fundit dhe ofertat unike nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë teknologjinë, bujqësinë, industrinë e prodhimit, turizmin dhe shumë të tjera.
Në panair po merr pjesë edhe Telegrafi Marketing, që synon të njihet me bizneset pjesëmarrëse dhe të prezantojë shërbimet e reja të marketingut.
Telegrafi do të prezantojë strategjitë e avancuara të marketingut dhe shërbimet e saj të cilat mund të ndihmojnë bizneset tuaja të arrijnë qëllimet dhe të përforcojnë praninë e tyre në treg, përmes promovimit në median tonë.
Ejani njihuni me ne dhe me shërbimet e reja të Telegrafit!
Telegrafi fton të gjitha bizneset e interesuara të na vizitojnë në panairin “Prishtina 2025” dhe të bashkohen për diskutime dhe prezantime rreth bashkëpunimeve të mundshme.
























































