LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon konferenca lidere e Diasporës Shqiptare “Diaspora Flet”

Nesër fillon konferenca lidere e Diasporës Shqiptare “Diaspora Flet”

Të enjten pritet të fillojë konferenca virtuale “Diaspora Flet 2020”, organizuar nga GERMIN dhe organizata e saj si-motër me qendër në SHBA The Global Albanians Foundation, e cila ka për qëllim të lidhë profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë e organizata nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme.

Sipas një njoftimi për media, gjatë datave 19, 20 dhe 21 nëntor 2020, nën moton GlobAL “2020, Lidhu, Krijo dhe Bashkëpuno”, shumë emra me renome dhe yje të diasporës shqiptare do të jenë folës dhe pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje.

Në njoftim thuhet se përbrenda një programi treditor, përmes 24 sesioneve virtuale me 9 folës kryesor dhe një programi 25 orësh do të trajtohen praktikat globale dhe ndërlidhjet mes të diasporës në temat kryesore: avokimi & diplomacia, bizneset, investimet & filantropia dhe kapitali njerëzor & edukimi.


“Germin në kuadër të konferencës virtuale Diaspora Flet ka paraparë: Hapjen e konferencës do të bëhet më 19 nëntor në ora 15:00 me një bisedë të përqendruar nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me moderatore Valbona Zeneli. Jahjaga në konferencën Diaspora Flet 2020, do të flasë më shumë për rolin e saj diplomatik dhe mbështetjen e kauzave të rëndësishme shoqërore. Pjesa tjetër do të jetë hapësirë për rrjetëzim, fjalime inspiruese dhe katër (4) debate interaktive mbi kulturën, diplomacinë, politikën dhe forcimin e bashkëpunimit. Në ditën e parë, nga ora 20:00 do të zhvillohet nje bashkëbisedim me ambasadorët amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë, përkatësisht Yuri Kim dhe Philip Kosnett. Ky panel do të moderohet nga Behar Xharra, sipërmarrës i ri në Uashington DC, SHBA, njëherit bashkë-themelues i GERMIN.

Dita e dytë, më 20 nëntor 2020, e cila fillon nga ora 15:00, do të fokusohet kryesisht në debate paralele për temat si: Investimet, Filantropia, Teknologjia & Inovacioni, ndikimi socio-ekonomik i COVID-19. Poashtu, do të ketë edhe bisedë të përqendruar me Elvin Gurin përballë gazetarës Ilva Tares, i cili do të falsë për angazhimin ekonomik të diasporës dhe ndërtimit të besimit për investime në vendlindje dhe filantropinë.

Në ditën e fundit, 21 nëntor 2020, dy ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e diasporës dhe miq të Germin, Kingsley Aikins & Martin Russell nga Irlanda, do të flasin për praktikat më të mira globale në angazhimin e diasporës dhe rrjetëzimin. Temat tjera të cilat do të trajtohen në ditën e tretë janë: kapitali njerëzor dhe kthimi i trurit, gjuha shqipe dhe trashëgimia dhe të rinjtë në diasporë dhe edukimi. Po ashtu, në këtë ditë, nga ora 18:00 do të ndodhë edhe formati “Bisedë mes kampionësh” me Robin Krasniqin dhe Lorik Canën. Konferenca pritet të mbyllet me një artiste me famë botërore nga diaspora, paraqitja e së cilës do të mbahet si surprizë e konferencës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, konferenca Diaspora Flet është ‘thirrëse’ e fuqishme për angazhimin e diasporës, e cila mbahet çdo dy vjet. Diaspora Flet 2020 mbështetet në suksesin e Diaspora Flet 2018, një konferencë ndërkombëtare mbi diasporën që bashkoi ligjvënës, zyrtarë qeveritarë dhe një grup të larmishëm me mbi 300 profesionistë shqiptarë, studiues, drejtues të komunitetit dhe përfaqësues të biznesit nga 24 vende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kalo në kategori