Nëse liderët arrijnë marrëveshje, do të duhen të paktën tre muaj e gjysmë për ndryshimet kushtetuese në RMV

Sipas afateve sa më të shkurtra, duhen të paktën tre muaj e gjysmë për të finalizuar tre fazat e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës.
Në fazën e parë, Kuvendi me dy të tretat e shumicës duhet të marrë vendim për qasje në ndryshimin e Kushtetutës. Në fazën e dytë do të përcaktohen projekt-amendamentet dhe për këtë nevojitet një shumicë e thjeshtë ose 61 vota, ndërsa faza e tretë dhe e fundit përfshin miratimin e amendamenteve që kërkon shumicë prej dy të tretave ose mbështetjen e së paku 80 deputetëve. Nëse procedura zhvillohet sipas afateve sa më të shkurtra, do të duhen të paktën tre muaj e gjysmë për të finalizuar tre fazat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë ndryshohet dhe plotësohet me amendamente kushtetuese. Propozim për qasje në ndryshimin e Kushtetutës mund të paraqesin Presidenti i Republikës, Qeveria, së paku 30 deputetë ose 150.000 qytetarë. Vendimin për qasje në ndryshimin e Kushtetutës e merr Kuvendi me shumicën e dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Draftin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe e vendos për diskutim publik. Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e miraton Kuvendi me shumicën e dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Amendamenti i Kushtetutës shpallet nga Kuvendi.
Sipas Rregullores së Kuvendit, faza e parë e ndryshimeve në Kushtetutë mund të zgjasë maksimumi 20 ditë pune. Në Komisionin për Çështje Kushtetuese mund të debatohet maksimumi dhjetë ditë në seancë plenare të Kuvendit. Çdo deputet mund të flasë disa herë, si brenda Komisionit ashtu edhe në seancë plenare, por jo më shumë se 20 minuta në total.
Nëse Kuvendi në seancë plenare me së paku 80 vota merr vendim për hapjen e Kushtetutës për ndryshimin e saj, kalon në fazën e dytë – përgatitjen dhe përcaktimin e projekt-amendamenteve. Nga momenti i paraqitjes në Kuvend të projekt-amendamenteve deri në mbajtjen e seancës plenare për miratimin e tyre duhet të kalojnë të paktën 30 ditë.
Shqyrtimi i secilit projekt-amendament individualisht mund të zgjasë maksimumi tre ditë si në Komision ashtu edhe në seancë plenare.
Pasi Kuvendi me të paktën 61 vota përcakton projekt-amendamentet, ato kalojnë në diskutim publik, që është fazë e ndërmjetme përpara fazës së tretë përfundimtare të procedurës për ndryshimin e Kushtetutës. Pas diskutimit publik, kohëzgjatjen e të cilit e cakton Kuvendi me miratimin e projekt-amendamenteve, Qeveria do të duhet të përgatisë amendamentet e propozuara. Nga momenti i paraqitjes në Kuvend të propozim-amendamenteve deri në mbajtjen e seancës plenare për miratimin e tyre duhet të kalojnë të paktën 30 ditë.
Rregullorja parashikon afate të sakta për kontrollin në Komisionin Ligjvënës dhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese, si dhe në seancë plenare. Vendimi përfundimtar për miratimin e amendamenteve merret me së paku 80 vota, kurse për ndryshimin e Preambulës, përveç shumicës prej dy të tretash, kërkohet edhe shumica e Badenterit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë