LAJMI I FUNDIT:

Nëse e shtoni këtë përbërës në hajvar, do të keni një delikatesë të vërtetë zahireje!

Nëse e shtoni këtë përbërës në hajvar, do të keni një delikatesë të vërtetë zahireje!

Për dashamirët e ushqimit të pazier, ne gjithashtu kemi një sugjerim se si të bëjmë hajvar nga specat e freskët

Patëllxhan gjithashtu mund t’i shtohet ajvarit, por përbërësi sekret më pikant është pa dyshim – rrika!

Ne ju sugjerojmë që ta provoni patjetër, sepse nuk keni pse ta ndryshoni recetën tuaj bazë, por thjesht shtojeni në disa kavanoza, ndërsa pjesën tjetër bëjeni siç e bëni zakonisht, transmeton Telegrafi.


Pra, piqni dhe qëroni specat si zakonisht, copëtojini ose bluajini, sipas dëshirës, pastaj fërgoni në pllakë shporeti ose piqini me kujdes në furrë, duke i përzier dhe shtuar vaj.

Përafërsisht rreth gjysmës së procesit shtoni kripë.

Vetëm në fund, kur është koha për t’i hedhur uthull, grijeni një sasi të vogël rrike (të themi, në 3 kg speca, duhen rreth 300 g rrikë) dhe përzieni atë në ajvar.

Derdhni të nxehtë në kavanoza të sterilizuar të nxehtë dhe mbyllni me kapakë sterilë, pastaj lërini të në vend të ngrohtë për 24 orë.

/Telegrafi/