Cilat janë ato ushqime që mund të ndikojnë në aciditetin e organizmit?
Dihet që konsumimi i çokollatave, akulloreve, ëmbëlsirave, sheqerit të bardhë, miellit të bardhë, produkteve të furrës – mund të çojnë në aciditetin e organizmit.
Çokollatën mund ta hani, por vetëm nëse është çokollatë e zezë dhe vetëm një kub, duke e shkrirë në gojë. Sa më gjatë që të qëndrojë çokollata në gojë, ndjenja e ëmbëlsisë do të jetë më e madhe sikur të keni ngrënë 2 apo 3 copë çokollata.
Edhe, sasitë e mëdha të perimeve me fletë të gjelbra do ta bëjnë trupin bazik ose alkalik, transmeton Telegrafi.
A ia rikthen soda e bukës aciditetin organizmit?
Soda e bukës nuk është zgjedhje e duhur për aciditetin e organizmit. Përse nuk është zgjedhje e mirë? Kur pimë sodë buke, ajo do të futet në lukth dhe ato do të shpenzohet. Soda e bukës tashmë do të zhduket në lukth. Dhe, nga ana tjetër, ajo e fryn organizmin.
Për t’u tretur ushqimi përmbajtja në lukth duhet të jetë alkalike. Nëse në lukth futet soda e bukës, përmbajtja nuk do të jetë alkalike – tretja e tillë nuk do të jetë e mjaftueshme, posaçërisht nuk do të tresë albuminat, nga ana tjetër mikroorganizmat të cilat futen me ushqim nuk do të vriten nga ana e acidit klorhidrik.
Pra, kjo nuk është zgjidhja e duhur.
Nëse duam që me ndonjë pije të alkalizojmë organizmin tonë, atëherë duhet të pimë lëng limoni dhe ta ëmbëltojmë me mjaltë. Limoni dhe mjalti kanë një efekt pozitiv dhe bazë në trupin tonë.
Ushqimet që mund të rrisin alkalinitetin e trupit:
▪ limoni
▪ fruta arrore
▪ perime me gjethe jeshile
▪ mjalti
▪ uji, çajrat, limonadë
▪ meli, quinoa, amaranti
▪ kefiri, kosi, qumësht i thartë
▪ avokado, kokosi, ullinjtë, farat
▪ vajra me presim të ftohtë
Dieta alkaline bazohet në fruta dhe perime të freskëta. Bajamet janë ushqimi më alkalin dhe duhet t’i hanë personat që kanë probleme me urthin. Kur hanë 5 bajame, acidi do të zhduket. /Telegrafi/