Site icon Telegrafi

Nervozizëm e lot për eliminimin nga Kupa e Botës, lojtarët e Uruguait tentuan t’i sulmonin gjyqtarët – Cavani rrëzoi edhe monitorin e VAR-it

Uruguai nuk ka arritur t’i kaloj grupet në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Kombëtarja nga Amerika Latine u eliminua në fazën e grupeve, vetëm falë golaverazhit më të dobët se sa Korea e Jugut.

Uruguaianët fituan 2-0 ndaj Ganës në sfidën e fundit, por i nevojitet edhe një gol për të kaluar si e dyta nga grupi pas Portugalisë.

Me eliminimin në fazën e grupeve nuk janë pajtuar aspak futbollistët uruguaian, që kanë tentuar të qëronin hesapet me gjyqtarët e ndeshjes pas përfundimit të saj.

Lotët ishin prezent te futbollistët uruguaian, me Luis Suarez që nuk mund t’i ndalte në fund, pasi ishte edhe hera e fundit për të që paraqitet në një Botëror.

Megjithatë të revoltuar u shfaqën lojtarët si Edison Cavani, Jose Gimenez, Mathias Vina e Fernando Muslera.

Të gjithë këta futbollistë iu vërsulën gjyqtarëve të ndeshjes duke i kërkuar shpjegime, pasi uruguaianët patën ankesa se janë dëmtuar në dy raste ku nuk është akorduar penallti për ta.

Gjithsesi gjyqtari gjerman Siebert i ndëshkoi edhe me kartonë të verdhë dyshen Cavani-Gimenez për protestat e ashpra.

Por duke shkuar në dhomat e zhveshjes, sulmuesi Edinson Cavani rrëzoi edhe monitorin e VAR-it nga nervozizmi./Telegrafi/

 

Exit mobile version