Aktualisht Ajaxi është kryetema e mediave në botën e sportit, holandezët eliminuan Real Madridin nga 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve pas fitores 1-4 në Santiago Bernabeu.
Një nga lojtarët që shkëlqeu në këtë ndeshje David Neres, i cili përveç golit për rezultatin 1-2 bëri edhe një paraqitje të mirë.
Por, për 22-vjeçin janë duke folur jo vetëm mediat, por edhe tifozët në rrjetet sociale.
Braziliani për një moment dribloi në mënyrë fanatike Dani Carvajalin, duke e bërë mbrojtësin spanjoll të duket një lojtarë amator.
Pas ndeshje Neres nuk mund të besonte se Ajaxi ka eliminuar 13-të herë kampionin e kësaj gare: “Kur përfundoi ndeshja nuk mund të besoja se çfarë kishte ndodhur, ende nuk mund të besoj. Po, jam shumë i emocionuar”.
Pas kësaj paraqitje dhe shumë tjerave në kampionatin elitar holandez, vështirë që sot Neres do e fillojë sezonin e ri me fanellën e Ajaxit.
Gjatë afateve të fundit për lojtarin kanë shfaqur interesim Roma dhe Milanit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zrmx1lFDmd8