Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr. 6/2018, i cili parasheh ndëshkime me gjoba mandatore për personat fizik dhe juridik të cilët hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e tyre.
Ministri Matoshi në një konferencë për media tha se qëllimi i këtij udhëzim është edhe eliminimin apo reduktimi i ndotjes, mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, mbrojtja e sipërfaqeve publike dhe private nga ndotja përmes menaxhimit të mbeturinave.
“Krahas fushatës së pastrimit e cila po vazhdon me sukses, zbatimi i këtij udhëzimi do të ndikojë pozitivisht në vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit nga hedhja e mbeturinave në vende të pacaktuara dhe djegien e tyre”, tha Matoshi.
I pari i MMPH-së, tregoi se vlera e gjobës mandatore, varësisht prej veprimit ndëshkues do të jetë prej 20 deri në 100 euro, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve dhe mediave të raportojnë për ata që shkelin dispozitat e këtij udhëzimi.
Udhëzimi Administrativ Nr. 6/2018 parasheh që personi i cili hedh cigare në rrugë ose në sipërfaqe publike, do të gjobitet 20 euro; hedhja e mbeturinave dhe ambalazheve të ndryshme, 30 euro; hedhja e mbeturinave komunale jashtë kontejnerit për mbeturina komunale 40 euro; personat që hedhin cigare apo mbeturina nga automjeti, 50 euro; personi i cili i hulumton, djeg, dëmton kontejnerët e mbeturinave komunale dhe u ndërron vendin e atyre, 50 euro; personi i cili hedhë çfarëdo lloj mbeturine nga ballkoni ose dritarja e objektit, hedhë mbeturina në pusetat për kanalizim, 70 euro; personi i cili hedhë mbeturina nga materialet ndërtimore jashtë vendeve ose kontejnerëve të caktuar, i cili hedhë mbeturina medicinale në sipërfaqe publike ose në natyrë ndëshkohet me 90 euro.
Me këtë udhëzim, ndëshkimi me vlerë më të lartë prej 100 euro do të jetë për hedhjen e mbeturinave në lumenj, përroska, liqene, sipërfaqe publike, natyrë, rrugë dhe djegia e mbeturinave në veçanti gomave, plastikës dhe vajrave si dhe djegia e mbeturinave në ara të punueshme apo natyre.
“Ftoj të gjithë mediat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, të raportojnë nëse shohin se ka hedhje të mbeturinave qofshin ato edhe nga deputetët, ministrat, të cilët mund të shkelin dispozitat e këtij udhëzimi”, deklaroi Matoshi.
Autoritetet që do të zbatojnë këtë udhëzim, sipas ministrit Matoshi janë MMPH-ja, Policia e Kosovës, inspektoratet komunal të mjedisit si dhe zyrtarët e tjerë të autorizuar.
Ministri Matoshi tregoi se ky Udhëzim Administrativ, parasheh që personi ndaj të cilit shqiptohet ndëshkimi me gjobë mandatore është i detyruar të bëjë pagesën në afat prej 15 ditësh nga dita e shqiptimit të gjobës ose në të kundërtën do të ballafaqohen me përmbarues.
Ky Udhëzim Administrativ do të hyjë në fuqi në afat prej shtatë (7) ditësh nga nënshkrimi i tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama