Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, i është drejtuar me një letër të hapur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit duke i thënë se propozimi për ndarje etnike me shqiptarët, në një shtet që e ka ndërtuar filozofinë e vet kushtetuese shumetnike për hir të komunitetit jo shumicë serb, duket i papërgjegjshëm, kundërkohor, kundërhapësinor dhe aspak në drejtim të investimit për normalizimin e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona.
“Mendoj se propozimi i juaj i cili i ka ngatërruar kohët, ka rrjedhë më shumë si paaftësi e klasës politike serbe për t’u përballur realisht me shqiptarët dhe me vetveten”, ka shkruar ndër tjerash Hoti.
Më poshtë keni letrën e plotë të Hotit, dërguar mediave:
I nderuar President i Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq
Ka kohë që ju pres të reflektoni me një fije konkrete të një propozimi, prej nga e si e mendoni ju normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Marrëveshjet e gjertashme të Brukselit realisht kanë qenë teknike, sado peshë të madhe që kanë bartur në vetvete edhe me prapavijën e tyre politike. Madje, do të thosha, edhe mosekzistenca e transparencës që ka mbizotëruar gjatë gjithë kohës, mund të tolerohet si ‘e kuptueshme’, për rrethanat e ndjeshmërisë së problemit në fjalë.
Natyrisht, është e qartë se normalizimi shqiptar-serb nuk është natyrë e tillë që mund të zgjidhet me ‘fëmijë politikë’, që ju na sillni në Prishtinë vend e pavend, e as me nipat dhe mbesat që ju i keni ndërtuar në Kosovë për gjatë sundimit afro 100 vjeçar, pavarësisht se ata janë shumë, të shkolluar, pas vitit 1999 edhe patriotë e nacionalistë të zëshëm.
E vërteta se ju keni dështuar edhe si pushtues në raport me Kosovën dhe aty e keni humbur edhe luftën me shqiptarët dhe botën e qytetëruar, ju bën të jeni jo vetëm të trishtuar e pa dinjitet, por, si komb, ende të paaftë për t’u ngritur mbi krimin dhe gjenocidin që keni bërë ndaj popullit kroat, boshnjak e shqiptar. Në rrethana të tilla, tryeza e normalizimit për ju është një makth i ngatërruar ndërmjet imagjinatës së konstruktuar në shekuj dhe reales se Kosova s’është më e juaja as në mashtrim.
Pothuaj është natyrë barbare, thënë në kuptimin e një atavizmi të figurshëm, që ju ka përcjellë si popull, që prej kohës kur keni zbritur në Gadishullin tonë Ilirik, etja për të ‘zaptuar’.
Mirëpo, marrja e territoreve me gjenocid, 49 për qind në B&H, edhe me bekimin ndërkombëtar, «Marrëveshja e Dejtonit», ju ka sjellë deri te kthjellja se politika e strategjisë së pushtimeve merr fund në kufijtë e Kosovës. Jo vetëm kaq. Ende pa u njohur botërisht pavarësia e Kosovës, ju e keni kryer edhe dëshirën e fundit për të kërkuar të drejtat e komunitetit tuaj në Kosovë.
I nderuar President i Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq,
Propozimi juaj për ndarje etnike me shqiptarët, në një shtet që e ka ndërtuar filozofinë e vet kushtetuese shumetnike për hir të komunitetit jo shumicë serb, më duket i papërgjegjshëm, kundërkohor, kundërhapësinor dhe aspak në drejtim të investimit për normalizimin e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona.
Sikur të mos kishte ndodhur lufta, rrjedhimisht gjenocidi në Kosovë, sikur të mos ekzistonte ‘Pakoja e Ahtisaari-it’, sikur të mos ishte shpallur pavarësia e Republikës së Kosovës në partneritet me faktorin ndërkombëtar në krye me ShBA-në, dhe sikur të mos ishte njohur ajo nga mbarë bota e shteteve demokratike në radhë të parë, sikur të mos kishte qenë Deklarata e Pavarësisë në pajtim me opinionin e së Drejtës Ndërkombëtare dhe shumë të tjera të pathëna, edhe do të kishte një derë në skajin e propozimeve të tryezës për normalizim ndërmjet dy vendeve tona.
Mendoj se propozimi juaj i cili i ka ngatërruar kohët, ka rrjedhë më shumë si paaftësi e klasës politike serbe për t’u përballur realisht me shqiptarët dhe me vetveten.
Fundja, asnjë popull në Gadishullin Ballkanik nuk ka nevojë më shumë sesa populli shqiptar për t’i përkufizuar kufijtë mbi ndarje etnike. Sepse shqiptarët
– jetojnë kompakt,
– shtrihen kompakt,
– janë autokton kompakt dhe
– kanë territor të tyre të kristaltë kompakt,
pa pasur nevojë për të krijuar korridore e lëkura leopardi.
Në lidhje me këtë më lejoni t’ju pyes: a mund të shkatërrohen gjashtë shtete e të formohet një shtet shqiptar?!
Mbase ju mund ta bindni Maqedoninë, Greqinë, Malin e Zi dhe vetveten tuaj, pra, Serbinë, për të bërë një ndarje etnike të popujve tanë.
Më lejoni ta shfaq mendimin se edhe një pjesë e klasës shëiptareqë ju e keni ngritur në Kosovë, e keni mbathur e ushqyer, e që ndoshta kujdeseni edhe sot e kësaj dite është kundër jush gjithashtu.
Pajtohem në largesë se kjo kategori e njerëzve është e para që e krijojnë ‘perestroikën’ në politikë. Është natyrë mbijetese. Nuk kam dyshim se ju e dini! Por, ata, megjithatë, janë prapë kundër jush!
Një pjesë e vogël që pajtohet me propozimin tuaj te ne, është ekskluzivisht naive dhe nuk e ka as edhe një argument të mirëqenë për ta bindur dikë në Kosovë, përse i ngutet vendit tonë të hyjë në një marrëveshje me Serbinë për t’i korrigjuar kufijtë me ndarje etnike, ende pa e njohur ju Republikën e Kosovës de jure.
Kjo i bie realisht, z. President, sikur të pranojmë që me ju të hapim sërish çështjen e statusit të vendit tonë sovran e të pavarur?!
Mos duhet ta zhbëjmë sistemin tonë juridik-kushtetues thjesht në tryezën e Brukselit pa e pyetur askënd?!
Edhe më e habitshme bëhet kjo çështje kur ju vetë deklaruat së fundi para qytetarëve të Serbisë se po nuk u morëm vesh tash me shqiptarët, për 20 vite do të humbnim gjithçka në Kosovë, e pas 40 vitesh ju duhet të mbroni kufirin në Vranjë.
I nderuar President, më duhet ta pranoj botërisht se në këtë rast ju keni të drejtë!
Ju e dini se me ‘Pakon e Athisaari-t’ serbët në Kosovë me të Drejta e Liri janë më të pasur se serbët tuaj në Serbi?!
Rruga e zhvillimit dhe e integrimit e Republikës së Kosovës për në Bashkimin Evropian, për unifikimin tonë mbarëkombëtar, nuk kalon nëpër Beograd, as nëpër Azi?!
Ne nuk e bëmë Bashkimin Kombëtar, z. President, edhe pse atë e kemi idealin tonë të shenjtë! Ne nuk jetojmë, nuk marrim frymë, nuk jem kreativ pa këtë ideal. Dhe, sinqerisht ky ideal nuk ka asnjë lidhje me klasën politike shqiptare aktualisht.
Ne nuk kemi përse ta bëjmë bashkimin kombëtar pa u bërë rrugët e unifikimit në hapësirat shqiptare. Natyrisht, brenda normave e standardeve të pranuara ndërkombëtare. Nuk ka asgjë ilegale. Sepse unifikimi i interesave kombëtare nuk mund të bëhet duke ia zënë diellin askujt. Përkundrazi. Duke ju dhuruar Liri të tjerëve, liria jonë bëhet edhe më e fuqishme.
Në rastin më të skajshëm do të na kërkohet prej Brukselit një reciprocitet për të cilin ne jemi të gatshëm në cilësinë e shtetit të pavarur e sovran, si çdo shtet tjetër në kuadër të Bashkimit Evropian.
Për çdo rast kujt është duke ju ngutur me korrigjimine kufijve mbi baza etnike dhe përse?!
Para se do të mund të ndodhte një hap i tillë, së pari, duhet të ndodhë njohja formale dhe pakushte në kufijtë aktual prej Serbisë, e më pas, do të mund të bënim ‘dialog’ për normalizime tjera.
Mos Serbia nëpërmjet ndarjes etnike me Kosovën, dëshiron ta krijojë presedanin për bashkimin e Republikës Serbe me Serbinë?!
Në këtë rast, më lejoni t’ju ofroj në diskrecion edhe një të dhënë: nuk do të mund të fillonim të flisnin për ndarje etnike pa u marr vesh se do të pushonte se ekzistuari ‘Pakoja e Ahtisaari-t’ për komunitetin jo shumicë serb, por jo për komunitetet tjera.
Sepse nuk mund t’i krijojmë dy sisteme kushtetuese për komunitetin jo shumicë serb në Kosovë, pra t’i krijonim dy Kushtetuta për përkufizimin e të drejtave të serbëve andej dhe këndej Ibri. Nuk është sekret më të ju them se ‘Pakoja e Ahtisaari-t’ e ka privilegjuar komunitetin serb. Por, mbi këtë privilegj qëndronte Pavarësia prandaj u bë ky kompromis unik në botën e të Drejtave minoritare.
I nderuar President i Republikës së Serbisë, z. Aleksandër Vuçiq,
Vetëm në luftën e fundit nga familja ime e gjakut janë mbi njëqind të vrarë e mbi dhjetëra të pagjetur.
Në krye, ju mund të keni informatë mbase, është edhe Ukshin Hoti, njëri prej ekspertëve më të mëdhenj që dikur kishte Federata Jugosllave për polikë të jashtme. Ku më shumë e ku më pak, kjo pasqyrë është e ngjashme gjithandej viseve të Republikës së Kosovës.
Dhe e dini se kjo luftë ishte luftë edhe atyre që kishin bërë shkollim me dy e tri dekada dhe ju kishin kthyer pushkës më në fund, sepse armiku ua kishte imponuar këtë gjuhë të komunikimit. Ju e kishit planifikuar zhbërjen e popullit shqiptar të Kosovës, si në tragjeditë e Eskilit! Më keq, akoma!
Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të komunikojmë me ju për t’u marrë vesh, për aq sa mund të merremi vesh.
Dhe më lejoni të ju them se ne në Kosovë e kemi zemrën me plagë, siç thoshte Adem Demaçi, që ju e mbajtët për 28 vjet në burg, vetëm e vetëm se kishte një mendim kundër, vetëm e vetëm se dëshironte liri për popullin e vet.
Por, më lejo t’ju them se tashmë kemi edhe kohë t’ju presim.
Ardhmëria jonë në të vërtetë më nuk ka të bëjë aspak me ju.
E juaja mund të ketë shumë dhe është mjaft e ndërlikuar.
Ndër ngatërrimet e shumta i keni edhe mëkatet e lidhura për fyti që duhet t’i hiqni në mënyrë që të merrni frymë lirshëm dhe ta fitoni të drejtën e ligjshme për të qenë njerëz normal të kësaj Toke.
Paramendojeni një funksionim më të avancuar të Republikës së Kosovës përballë ligjit e Kushtetutës!
Paramendojeni një qëndrim më njerëzor e patriotik në raport me konsumin e gjerë.
Bilanci i juaj tregtar me Kosovën do të ishte i parëndësishëm fare. E kuptueshme se ndodhemi ende në një zhvillim të tillë, që e hamë me para tona bukën e armikut tonë!
Pavarësisht nga kjo pamje e zymtë, sepse kemi vetëm një dekadë shtet të pavarur e sovran, kemi një demokraci në fillimet e saj:
Ne mund të rrojmë pa ju!
Madje edhe më mirë kur edhe ju mund të rroni pa ne!
Në të gjitha variantet e mundshme ju jeni të humbur me shqiptarët.
Por do të jeni fituesit më të mëdhenj, në aspektin themeltar të interesave serbe, sepse vetëm nëpërmjet nesh do të mund ta fitonit luftën me identitetin tuja të rrejshëm.
Kthimi i juaj kah vetvetja është fitorja e juaj e të gjitha epokave.
A mund ta imagjinoni që të jetoni edhe në mijëvjeçarin e tretë si popull serb, si institucion a mendja e shpirti serb me identitet të rrejshëm!?
I nderuar President i Republikës së Serbisë, z. AleksanderVuçiq,
Natyrisht, të lodhur nga vrapi i lakmisë, nga mënyra e padenjë e jetës, qoftë prej efekteve të diktaturës a aspekte tjera,shumica e shqiptarëve që merren me opinionin publik nga politika, shoqëria civile e media, e kanë filluar vrapin instiktiv të mbushur frymë për të thënë jo ndarjes, jo këmbimit, jo korrigjimit, jo lëvizjes, jo rivendosje së kufijve etj etj.Dhe pika e kësaj llave opinionale publike konsiston te e dhëna, se të gjithë, pa përjashtim, merren me një njeri të vetëm, e ai është Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, e jo në parim me çështjen, që mund të kenë shumë, shumë të drejtë. E kuptueshme se Presidenti në këtë rast nuk është engjëlli. Por as djalli jo!
Rrallë kujdesen që të sjellin mendimin e urtë të plakut të ‘Pakos’, Albert Rohan, i cili, dukej që larg se kishte brengë për mendimet kryemushkë, që shtriheshin nëpër mediat dhe rrjetet sociale të Republikës.
«Pakoja» në vetvete ishte kryekompromisi i shqiptarëve për serbët e Kosovës, për Serbinë, Rusinë dhe Evropën bashkë!
Shqiptarët e mi, vetëm duhet t’i përmbahen Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisaari-it dhe asgjë tjetër. Dhe kaq e thjeshtë është çështja e normalizimit të shqiptarëve me serbët.
Në qoftë se sponsoruesit e Republikës do të sjellin në tryezë ndonjë opsion, atëherë edhe shqiptarët me fare pak shkollë do të jenë në gjendje për dalluar në qoftë se Republika e Kosovës ka interesa ose jo brenda atij apo atyre propozimeve!
Republika e Kosovës kështu si është, këmbëngul t’ju them publikisht
I nderuar President i Republikës së Serbisë, z. AleksandërVuçiq,
Ju rikujtoj se Republika e Kosovës:
Një, e mbron dhe e garanton edhe sovranitetin e Serbisë në relacione të hapura të territoreve me shqiptarët e më boshnjakët veçmas, me tokat poshtë hapësirës së Beogradit;
Dy, koncepti i ndarjes, ose i shkëmbimit të territoreve, pas mijëvjeçarit të tretë, ose më saktë, pas 17 shkurtit 2018, do të thotë ndarje dhe shkëputje prej Serbisë për t’ju bashkangjitur territorit të Republikës së Kosovës, sepse,
a. Me «Pakon e Ahtisaari-t», herët a vonë,Serbia duhet t’i avancojë të drejtat për komunitetet që i ka brenda vetes, që do të thotë se Serbia do t’i nënshtrohet standardit që ka krijuar tashmë Republika e Kosovës mbi Liritë dhe të Drejtat e Njeriut dhe të komuniteteve jo shumicë. E kjo do të thotë se sikurse që një serb është më i pasur me të drejta e liri në Kosovë, pra është më serb në Kosovë sesa në Serbi; edhe një shqiptar, një boshnjak, një hungarez e të tjerë, duhet në të ardhmen e afërt të jenë njëjtë, pra më shqiptar, më boshnjak, më hungarez në Serbi sesanë vendet e tyre amë,
b. Përbërja etnike e Serbisë është e tillë, e cila nuk i garanton stabilitetin e politikave për një shteti me perspektivë etnike serbe. Përse u dashka ndarja etnike atëherë!? Kur gjithë kësaj ia shtojmë edhe mallkimin e popujve të vrarë prej Serbisë, si dhe grupet e tëra ekzekutuesish e kriminelësh që ka ky vend brenda vetes, atëherë pasqyra e këtij shteti bëhet lehtësisht e qartë e mbuluar me zymtësi shekujsh e me blozën e krimeve dhe të vrasjeve pafund,
c. Parashikimi i korrelacioneve me planifikimin e familjes serbe janë çështje shumë më serioze sesa politikat e vjetra të uzurpimit të territoreve të huaja;
Tre, bilanci pozitiv tregtar dhe tejet i favorshëm i Serbisë në relacion me Republikën e Kosovës, nuk është duke u konsideruar prej shtetit tuaj si një mundësi reale e një bashkëpunimi normal ndërmjet dy vendeve tona, edhe pse në rrethanat e politikës së shtetit serb karshi Kosovës nuk do të duhej të ishte kështu në asnjë rrethanë;
Katër, lidhja e Serbisë me botën kah viset shqiptare ofron shtigje që nuk do të mund të shpërfilleshin nga interesat nacionale serbe;
Pesë, trashëgimia serbe e ruajtur në Kosovë dhe Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ju imponojnë nevojën e një bashkëpunimi të sinqertë me shqiptarët;
Gjashtë, në asnjë rrethanë nuk ju përshtatet izolimi juaj ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa e kundërta le hapësirë shumë për t’u parë;
Shtatë, me normalizimin shqiptarë – serbë shteti dhe populli serb do të kenë perspektivë krejt tjetër të zhvillimit, jo vetëm në raport me Brukselin dhe Uashingtonin, por edhe në raport me zhvillimet tjera fqinjësore e rajonale;
Tetë, normalizimi i shqiptarëve me serbët do ta luajë rol vendimtar jo vetëm në fuqizimin e stabilitetin rajonal e ndërkontinental, por interesi nacional i të dyja kombeve do të kishte përfitime të mëdha në dritën e integrimeve euroatlantike;
Nëntë, njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia do ta çlirojë Serbinë nga frika prej shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe serbët do të kenë natëne qetë megjumë e jo makthe prej krimeve që kanë bërë.
E ardhmja është e bardhë për të dyja kombet tona.
Por që ajo të mbetet e tillë, nevojitet një angazhim i mirëfilltë, i sinqertë dhe pa politikat primitive të së kaluarës.
Uroj që brezat e rinj të popujve tanë të kenë njerëzi në radhë të parë, për ta parë njeri-tjetrin me natyrën e fqinjësisë së mirë, të shëndetshme e të mbarë për të gjithë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A