Nënkryetari i PDK-së e quan të dështuar qeverisjen Haradinaj

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, ka kritikuar qeverinë Haradinaj, për si tha ai dështimet e mëdha që e ka treguar ajo.
Hoti në Klan Kosova, ka shtuar se Haradinaj së bashku me kabinetin e tij qeveritar kanë dhënë premtime shumë të mëdha, saqë tani më s’po munden që t’i përmbushin.
Hoti dështim po e quan qeverisjen Haradinaj sepse, sipas tij, ka premtuar viza për tre muaj dhe nuk e ka bërë.
“Haradinaj është zotuar se do t’i jap fund çështjeve të mëdha si Demarkacioni dhe Asosacioni edhe këto kanë qenë dështime të kësaj qeverie”, ka thënë ai.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































