Kompania U-Boat Worx që merret me prodhimin e nëndetëseve private, ka prezantuar modelin e ri.

Fjala është për modelin UWEP, përkatësisht Under Water Entertainment Platform, që është 35 metra e gjatë, 7.62 e gjerë dhe 7 e lartë, kështu kjo nëndetëse mund të përdoret edhe për organizim ahengjesh, transmeton Telegrafi.


Nëndetësja mund të akomodojë deri në 120 pasagjerë, që është relativisht shumë, e atë ka bateri me kapacitet 1.2 mWh që është e vendosur në pjesën e poshtme.

2 8

Bateria ka një qëndrueshmëri prej 18 orëve me vetëm një mbushje, kurse nëndetësja lëviz me shpejtësi prej 5 kilometra në orë në një thellë prej 200 metrave.

3 8

Në raste emergjente aty gjendet edhe sistemi rezervë që mund të aktivizohet sipas nevojës, dhe përkrah sistemet kyçe në një periudhë prej 96 orëve – pra deri sa të arrijnë ekipet e shpëtimit.

4 6

Nëndetësja ka 14 dritare nga 4.6 metra që mysafirëve u mundëson pamje në thellësi të mëdha të detit. Gjithashtu është e pajisur me drita të mëdha.

1 22

E kur nuk është nën ujë, nëndetësja mund të shërbej si sallon ku njerëzit mund të shoqërohen dhe argëtohen në rrezet e diellit. /Telegrafi/